E verteta per bllokatorin Nga Gramoz Ruci
Ky 100-vjetor e gjen shtetin shqiptar ne udhekryqin, diktature bjelloruse apo rruges se Shqiperise si e gjithe Europa? Ne kete situate, ky sesion parlamentar, qe perkon me 100-vjetorin, perkon edhe me pikepyetjen: do ta marrim apo jo ftesen si vend kandidat per ne BE, apo do te na refuzohet per here te trete? Ja ku jemi: mazhoranca, ne vend qe te fitoje kohen e humbur ne perputhje me kerkesat e BE-se dhe ne zbatim te 12 rekomandimeve te vena nga Komisioni Europian, ka dy muaj qe kerkon te manipuloje per te justifikuar deshtimin per here te trete per ne BE dhe fajtor per kete eshte opozita dhe Edi Rama. A nuk ishte Edi Rama ne takimin qe u zhvillua ne muajin maj me Sali Berishen per ceshtjen e Presidentit, per te cilin kerkohej dakordesi dhe konsensus, pa diktuar asnje emer?! A nuk ishte Edi Rama qe i kerkoi ne kete takim vullnet politik per reformen zgjedhore?! A nuk ishte Edi Rama qe ne kete takim i kerkoi Sali Berishes vullnet politik per reformen parlamentare?! A nuk ishte Edi Rama qe kerkoi vullnet politik per kufizimin e imunitetet?! A nuk ishte Edi Rama qe kerkoi qe te gjitha keto te zgjidheshin brenda muajit qershor?! A nuk ishte Edi Rama qe propozoi qe ne fund te qershorit Edi Rama dhe Sali Berisha te shkonin te dy bashke ne Bruksel dhe te kerkonin ftesen per marrjen e statusit te vendit kandidat?! A nuk ishte Grupi Parlamentar i Partise Socialiste, qe drejtohet nga Edi Rama, qe sesioni qe lame pas votoi mbi 75% te te gjitha projektligjeve te paraqitura ne parlament?! A nuk ishte Grupi Parlamentar i Partise Socialiste, qe drejtohet nga Edi Rama, qe sesionin e kaluar 15 ligjet kryesore, qe zonja Topalli numeroi ne nje konference para disa ditesh, i votoi?! A nuk ishte Grupi Parlamentar i Partise Socialiste, qe drejtohet nga Edi Rama, qe nenet per Kodin Penal, Kodin Rrugor, Kodin Detar, Kodin Ajror, Kodin Civil dhe Gjykaten Administrative i shkroi dhe i votoi nga e para?! Kjo eshte e gjithe e verteta per “penguesen” opozite dhe “bllokatorin”, liderin e saj, Edi Ramen, por juve, si mazhorance dhe zotit Berisha, ne ate kohe nuk ju interesonte marrja e statusit te vendit kandidat, por ju interesonte Presidenti, noteri dhe Kryeministri; nuk ju interesonte marrja e statusit te vendit kandidat, por ju interesonte kapja e kryetarit te SHISH-it dhe kjo jo ne sherbim te interesave kombetare, por te interesave tuaja personale; nuk ju interesonte marrja e statusit te vendit kandidat, por, pas disa muajve, ju interesonte kapja e prokurorit, sipas gustove tuaja per te mbuluar krimet dhe korrupsionin qeveritar; nuk ju interesonte marrja e statusit te vendit kandidat, por ju intereson kapja e Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte per te certifikuar zullumet tuaja dhe te shpures suaj qeveritare; nuk ju interesonte marrja e statusit te vendit kandidat, por ju intereson kapja e Gjykates Administrative per te mbrojtur klientet dhe partizanet tuaj ne biznes dhe administrate. Nese nuk eshte keshtu, atehere provojeni te kunderten! Nese e keni vertet hallin te statusi dhe jo te fajesimi i opozites, atehere pergjigjuni kerkesave te BE-se per 12 rekomandimet! Ku jane rezultatet e kerkesave te BE-se per luften kunder korrupsionit? Ku jane rezultatet per pandeshkueshmerine, qe eshte tipari themelor i kesaj qeverie? Ku jane rezultatet per zgjidhjen e ceshtjes se pronesise? Ku jane rezultatet per sistemin e drejtesise? Ku jane rezultatet per luften ndaj krimit te organizuar? Ku jane rezultatet per mbrojtjen e te drejtave te njeriut?
Per sa i perket imunitetit, opozita nuk ka pasur dhe nuk ka asnje dileme! Vota jone eshte “pro”! Per opoziten ky eshte nje problem i mbyllur politikisht. Cdo gje tjeter eshte nje alibi! Cdo gje tjeter eshte nje marrezi jo vetem politike, por edhe kushtetuese! E perseris: mbetet thjesht vetem te votohet, sapo te mbyllet procesi per debatin kushtetues lidhur me nismen tone kushtetuese per te votuar nje dhe vetem nje projektligj per ndryshimet kushtetuese. Ne i kemi paraqitur Kuvendit nje pakete me disa amendamente, qe nuk kane te bejne me makijazhin e sistemit te drejtesise, por me thelbin e tij.
Ne kemi propozuar qe gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese dhe te Gjykate se Larte te zgjidhen me 3/5, pra te mos zgjidhen nga nje parti e vetme dhe as nga nje njeri i vetem, per te shpetuar keshtu kontrollin politik mbi gjyqesorin, ashtu sic veprohet ne Gjermani, ne France, ne Itali dhe ne cdo parlament demokratik europian ku gjyqtaret zgjidhen nga parlamenti. Ndaj kush do drejtesine e pavarur, kush do gjyqtare te paanshem, kush do shkeputjen e tyre nga perzgjedhja e emerimit partiak dhe e klaneve politike te pushtetit, le te votoje amendamentet tona kushtetuese.
Ne kemi propozuar qe ministrat dhe deputetet te hetohen dhe te gjykohen ashtu sikurse hetohen dhe gjykohen njerezit e thjeshte, qytetare te ketij vendi, ne gjykatat e zakonshme dhe jo nga ata gjyqtare qe i kane emeruar vete per t’u sherbyer. Ndaj kush do barazi para ligjit per qytetarin dhe pushtetarin ne kete vend, le te votoje amendimet e paraqitura nga Grupi Parlamentar i Partise Socialiste.
Ne kemi propozuar amendamente me afate konkrete per miratimin e dekreteve te presidentit lidhur me emerimin e gjyqtareve, qe ato te mos rrine per dite e muaj ne pritje kush ofron me shume dhe me mire nenshtrim dhe besnikeri, dhe pse jo edhe ryshfete per pushtetarin. Ndaj kush deshiron qe t’i jape fund kesaj praktike te shemtuar, kesaj praktike te shitblerjes se gjyqtareve, kesaj praktike qe zgjedh per gjyqtare individe te paafte, te korruptuar dhe thjesht e vetem besnike te klaneve politike te pushtetit, le te votoje mendimet tona kushtetuese.
Ne kemi propozuar qe Rregullorja e Kuvendit te miratohet me shumice te cilesuar me votat e mazhorances dhe te opozites, ashtu sikurse ne kemi bere vite te tera, pavaresisht se nje gje e tille nuk parashkruhej. Ndaj kush do nje kuvend ku deputetet te jene persona me integritet, kush do qe te jemi perfaqesues te lire te popullit qe perfaqesojme dhe jo kartone qe ngrihen dhe ulen sipas urdhrit te pronarit te partise, qe funksionimi i Kuvendit te mos jete peng i pushtetit te nje klani politik, le te votoje amendamentet tona.
Keto jane amendamente qe dobesojne pakicen reale, keto jane amendamente qe pushtetin e pakufizuar te individit e kufizojne dhe i japin fuqi dhe garanci mazhorances se vertete dhe reale, qytetareve te ketij vendi, zgjedhesve te ketij vendi dhe sovranit qe na ka zgjedhur. Vota ndaj amendamenteve tona eshte nje vote per shtetin e se drejtes. Eshte vote per barazine reale para ligjit. Eshte vote per t’i dhene vendit gjyqtare me integritet qe u mundesojne qytetareve te ketij vendi drejtesine e kerkuar dhe te munguar dhe jo gjyqtare e prokurore qe drejtesine per qytetarin e kembejne me sherbim ndaj pushtetareve, ndaj me te fortit dhe atyre qe paguajne me shume. Kjo eshte reforma reale qe i sherben drejtesise se pavarur dhe transparente. Ky eshte vizioni yne per drejtesine, per demokracine dhe shtetin e se drejtes. Ky eshte thelbi i amendamenteve tona kushtetuese.