E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti i endrres se Ismail Qemalit Nga Jozefina Topalli

Cdokush nga ne duhet te ndihet i privilegjuar qe eshte i ulur ne kete salle ku ne do te perkujtojme me krenari, te gjithe ata burra dhe gra qe kane dhene dijen, perkushtimin, dashurine, pasurine, jeten ne themelimin e shtetit tone. Sot, ne duhet te perulemi para te gjithe atyre njerezve, qe me vepren e tyre gati hyjnore i dhane jete pavaresise se vendit. Ne vecanti, duhet te perkujtojme ata njerez te cilet sistemi komunist tentoi, por nuk mundi t’ua fshinte emrin nga faqet e historise. Ne, sot, akoma dhe me shume, duhet te inspirohemi nga atdhedashuria, nga puna e madhe, qellimet e nalta te atyre trimave, te cilet nje shekull me pare nenshkruan aktin e Pavaresise. Ne, sot, me shume se asnje here tjeter, duhet te evokojme vlerat sublime te baballareve te kombit.

***

Ne, sot, jetojme ne nje Shqiperi te ndryshuar rrenjesisht, ne nje Shqiperi me zhvillim te pandalshem. Ne, sot, jetojme ne nje Shqiperi te lire dhe demokratike. Ne, sot, jetojme ne nje Shqiperi qe rritet e zhvillohet ekonomikisht ne cdo cep. Ne, sot, jetojme ne nje Shqiperi te bukur, ne nje vend te mrekullueshem, por qe ende ka pune per te bere. Kjo Shqiperi, sot, vjen nga njerez qe guxuan, nga njerez me ide te medha. Shqiperia, sot, vjen nga vendimet e medha. Ju kolege keni miratuar ligjet. Ne, deputetet, kemi votuar vendimet e medha. Une serish falenderoj cdo deputet qe ka bere punen, qe i ka qendruar betimit, qe ka vendosur interesin e madh publik mbi cdo interes tjeter. Kryefjala e kesaj legjislature ka qene dhe do te mbetet reforma. Kete fjalen reforme une e perdor mjaft shpesh. Reforme do te thote ndryshim prandaj i qendrojme! Reforme do te thote permiresim prandaj e votojme! Misioni yne gjate ketyre viteve ka qene t’u japim qytetareve, te cilet na kane besuar me voten e tyre te lire, ndryshimin e jetes, permiresimin e saj. Saje ketyre reformave, sot, Shqiperia drejton denjesisht Komitetin e Ministrave te Keshillit te Europes, per here te pare. Fale ketyre reformave shqiptaret levizin te lire, pa viza, ne vendet e Bashkimit Europian. Saje ketyre reformave, te votuara ne kete salle, sot, Shqiperia eshte anetare e NATO-s. Shqiptaret kane prape halle; ka shume probleme te tjera; ky vend ka shume per te bere. Prandaj reforma do te vazhdoje te mbetet axhenda jone gjate gjithe kesaj legjislature, por edhe ne tjetren. Ne Shqiperi, sot, ka njerez qe luftojne cdo dite, ne cdo fushe per te rritur ekonomine. Ka politikane, qe zgjohen ne mengjes me vendosmerine per te zgjidhur probleme, qe disa te tjere thone se nuk zgjidhen. Fale tyre, fale vendimeve te medha, fale reformave, projekti i endrres se Ismail Qemalit, sot, eshte i vertete. Dua te vleresoj te gjithe deputetet qe ketu kane miratuar fondet per investime ne zhvillimin e bujqesise, ligjet dhe projektet per digjitalizimin e vendit; ata, qe kane miratuar buxhetin per te bere rruget nacionale, per rruget e komunave, per rruget ne bregdet, per unazat e qyteteve, per unazen e madhe te verilindjes, per tunele, per ujesjelles, per kanalizime, per shkollat, per infrastrukturen moderne, per rritjen e mbeshtetjes sociale, per zhvillimin e energjise se rinovueshme. Cdo ligj qe keni miratuar ka qene nje vendim i rendesishem. Vendimet e medha jane te veshtira, por ato te shperblejne. Vendimet e medha te cojne tek suksesi. E suksesi eshte zhvillimi i pandalshem i ketij vendi. Ka shume njerez qe e duan vendin, ashtu sic ka disa qe duan vetem veten. Te paret shohin vetem mundesi dhe bejne vendimin nje histori suksesi. Te dytet sulmojne suksesin. Ne, te nderuar shqiptare, kemi perpara nje axhende integrimi dhe reformash. Sic e keni konstatuar ne kete salle, edhe pse here te bojkotuar apo te trazuar, nje gje nuk ka ndryshuar - Axhenda.

***

Ne kalendarin e miratuar pak dite me pare nga Konferenca e Kryetareve kemi per te shqyrtuar e votuar shume ligje e marreveshje. Ne kete kalendar gjenden ligje shume te rendesishme te cilat jane te vendosura me konsensus ne marreveshjen e 14 nentor 2011. Per fat jo te mire disa nga keto ligje nuk munden te shihnin driten jeshile gjate seances se fundit parlamentare. Pa voten e kolegeve te opozites keto ligje, te cilat konsiderohen themelore per marrjen e statusit kandidat, nuk mund te miratohen. Miratimi i ketyre ligjeve (qe kerkojne vote te cilesuar) jane kusht i integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian. Pa voten e kolegeve opozitare disa nga keto kushte nuk mund te permbushen. Shqiptaret nuk do te shperblejne as bojkotuesit as bllokuesit. Endrra e tyre eshte me e rendesishme se endrra e cdo politikani, interesi i femijeve te tyre eshte shume me i madh se pazari i cilitdo politikani tjeter. Detyra jone morale e politike ndaj bashkeqytetareve tone eshte plotesimi i ketyre kushteve. Per kete, ne duhet te jemi te bashkuar; Te bashkuar ne veprim e jo vetem fjale, te bashkuar ne vote, pa POR e pa hile. Ne duhet te permbushim detyrimet tona. Ne duhet te votojme. Kjo eshte ne doren tone. Ne duhet te bejme nje tjeter hap drejt Europes. Ne mundemi; Ne duhet; Qofte edhe ne shenje nderimi e borxhi ndaj vepres se Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtines, e shume te tjere burrave te Kuvendit te pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›