Halimi: Si do ta zgjidhim kthim-kompensimin e pronës
Në një intervistë ekskluzive për "Gazetën Shqiptare", ministri i Drejtësisë Eduard Halimi i jep përgjigje disa prej pikëpyetjeve më rëndësishme të çështjes së pronës. Teksa sqaron mënyrën si do trajtohen çështjet e pronave në vitet në vazhdim, ministri nënvizon se si do të jetë metodika e re e përcaktimit të vlerës së pasurive të paluajtshme ajo që do sigurojë zgjidhjen me objektivitet të çështjes së pronës për vitet e ardhshme. Halimi ndalet në intervistë edhe tek çështje të tjera me peshë siç janë vështirësitë që kanë krijuar ndërhyrjet në vite mbi legjislacionin e pronave, si dhe mbivendosja e institucioneve të shumta që merren me pasuritë e paluajtshme. Ministri veçon krijimin e hartës së vlerës së pronës si faktorin që do të krijojë mundësinë e kompensimit të ish-pronarëve me vlerën reale të tokës.
Ministria juaj është bërë së fundmi protagoniste e një sërë ndryshimesh në ligjet dhe funksionimin e institucioneve që merren me çështjet e pronave. Cilat do të rendisnit si ndryshimet më të rëndësishme?
Ka qenë një premtim i një viti më parë bërë Kryeministrit dhe qytetarëve, që ne do të ndryshonim tërësisht marrëdhënien e qytetarëve me zyrën e regjistrimit të pasurive, duke dixhitalizuar shërbimet dhe duke lehtësuar tërësisht procesin e regjistrimit. Së bashku me një ekip të talentuar ekspertësh, ne arritëm të digjitalizojmë tërësisht arkivën e pronave në zyrën e regjistrimit të Tiranës dhe ndërtuam dy portale, në shërbime on-line për qytetarët: Portalin e shërbimeve online dhe portalin "One stop shop për noterët"
Ministria e Drejtësisë vepron për çështjet e të drejtave të pronës në nivel strategjik, duke plotësuar Planin e Veprimit të Strategjisë së të Drejtave të Pronësisë. Ky dokument të zbatohet nëpërmjet 211 aktiviteteve të veçanta ligjore dhe ekzekutive, të cilat i shërbejnë përmbushjes së 5 objektiva madhorë strategjikë.
Këto projekte unike në Ballkan, na kanë vendosur në institucionet lider për reformat e dixhitalizimit të sistemit, por sigurisht dhe kanë krijuar një impakt të rëndësishëm në reformën e të drejtave të pronave të shqiptarëve.
Për realizimin e tyre duhej përgatitur shtrati ligjor. Ne hartuam nismat ligjore, më të rëndësishmit janë: Së pari: Ligji nr. 33, datë 21.03.2012 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", i cili reformon në mënyrë thelbësore organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nën objektivin e përfundimit të regjistrimit fillestar dhe zhvillimin dinamik të tregut të pasurive të paluajtshme. Ligji synon rritjen e efektivitetit, transparencës dhe uljen e fenomeneve korruptive gjatë procesit të regjistrimit të titujve të pronësisë. Me anë të këtij ligji, krijohet infrastruktura e duhur ligjore për Regjistrin Kombëtar të Tokës në formatin elektronik. Ky ligj parashikon miratimin e një pakete të plotë aktesh nënligjore prej 13 vendimesh dhe udhëzimesh të Këshillit të Ministrave, nga të cilat 3 janë miratuar, ndërsa pjesa tjetër është në fazën e fundit të hartimit dhe të konsultimit.
Së dyti: Ligji "Per noterinë" i cili krijoi sistemin "One stop shop" për noterët, duke e renditur Shqipërinë lider në rajon për reformat në këtë aktor të rëndësishëm dhe në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve. Së treti: Ligji nr. 55, datë 10.03.2012 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9235/2004,"Për kthimin dhe kompensimin e pronës", i cili pritet t'i japë ritmin e duhur procesit të kthimit dhe të kompensimit të pronave, sidomos procesit të kompensimit nëpërmjet përcaktimit të faturës financiare të kompensimit të pronave gjatë vitit 2013. Ky ligj parashikon miratimin e 3 akteve nënligjore nga Këshilli i Ministrave, mbi metodologjinë e vlerësimit të pronave të paluajtshme, mbi bazën e të dhënave shtetërore të vlerësimit të pronave të paluajtshme, si dhe mbi rregullat e detajuara të koordinimit të procesit nga Institucionet Shtetërore që merren me çështjet e pronësisë prej Drejtorisë së Koordinimit të Çështjeve të Pronësisë.
Në strategjinë e qeverisë për pronat përcaktohen targete të qarta, siç është procesi i njohjes së pronësisë së subjekteve të shpronësuara brenda vitit 2014 si dhe i verifikimit të titujve të pronësisë brenda vitit 2013. Sa të arritshme janë në realitet këto synime?
Po punojmë intensivisht dhe me agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të pronave dhe kam bindjen se reforma e thellë që do pësojnë procedurat e shqyrtimit dhe funksionimit të kësaj agjencie në muajt në vijim do të sjellin përfundimin e këtij procesi për të gjitha dosjet që ndodhen aty. Nga ana tjetër, shumë shpejt do të fillojë edhe ndërtimi i regjistrit elektronik të vendimeve dhe ky regjistër do të jetë i hapur për publikun. Ky regjistër do të rifreskohet nga qytetarët me të dhënat që ata kanë dhe do të kemi një pasqyrë më të qartë se kurrë për të gjitha vendimet e nxjerra nga agjencitë në këto 18 vjet.
Harta e vlerës që po diskutohet me ministritë e linjës, do të fillojë të japë efektet e veta në muajin tetor dhe ajo së bashku me regjistrin elektronik të vendimeve, do të përbëjnë në fillim të vitit të ardhshëm një tablo të qartë të detyrimeve që shteti ka ndaj subjekteve të shpronësuara, duke hequr të gjithë vendimet e kthimit të nxjerra ndër vite si dhe kompensimin fizik apo financiar, si dhe shtëpitë që do u lirohen pronarëve.
Kjo është një çështje e vështirë, por ne jemi nga ata njerëz që nuk i bëjmë bisht vështirësive, përkundrazi përpiqemi me mish e me shpirt për t'i zgjidhur ato. Ne kemi vite që përgatitemi për këtë çështje dhe jam optimist se ka ardhur momenti që çështja e subjekteve të shpronësuara nga regjimi komunist të marrë një rrugë shumë pozitive, pasi platforma në të cilën ajo do të ecë, Strategjia Kombëtare e pronës, është tashmë e ndërtuar në objektiva realiste dhe një plan veprimi të shkëlqyer.
Një problem kompleks mbetet legjislacioni për pronat. Ekzistojnë të paktën 16 ligje të veçanta që rregullojnë sektorë të ndryshëm të 7 të drejtave të pronësisë. Këto ligje janë ndryshuar dhe rishikuar vazhdimisht, shpesh duke u përplasur me njëri-tjetrin. Si ka ndër mend ta zgjidhë ministria juaj këtë problem?
Kjo çështje është identifikuar si problematikë dhe për Strategjinë e Pronave dhe është adresuar me zgjidhje konkrete nëpërmjet aktiviteteve të veçanta. Aktivitete të tilla janë analiza e thelluar e legjislacionit, hartimi i ndryshimeve me qëllim harmonizimin dhe thjeshtimin e tij, koordinimi ndërinstitucional, si dhe monitorimi efikas dhe i vazhdueshëm i agjencive ligjzbatuese. Ky është një proces që do të drejtohet nga Ministria e Drejtësisë, por në të do të marrin pjesë të gjitha agjencitë shtetërore që merren me të drejtat e pronësisë, si dhe shoqëria civile për të konsoliduar procesin e hartimit të legjislacionit të këtij sektori.
Nga ana tjetër, Shqipëria ka mbi 8 institucione që veprojnë mbi të drejtat e pronësisë. Edhe në këtë rast kemi mbivendosje të aktivitetit e kompetencave të këtyre institucioneve, gjë që bashkë me vështirësitë e krijuara nga legjislacioni e komplikojnë edhe më tej çështjen e pronës.
Kjo çështje ka filluar të marrë zgjidhje me ngritjen pranë Ministrisë së Drejtësisë të Drejtorisë së Koordinimit të Çështjeve të Pronësisë. Struktura dhe organika e saj është pjesë e strukturës dhe organikës së Ministrisë së Drejtësisë. Ajo koordinon veprimtaritë e institucioneve shtetërore të përfshira me çështjet e pronësisë si AKKP-së, ZRPP-së, ALUIZNI-it, DASHPP-së, KQT-së , AITTP, EKB dhe Avokatura e Shtetit, me qëllim përmirësimin e procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave, regjistrimit të titujve të pronësisë, si dhe të analizimit e përmirësimit të legjislacionit në fuqi. Ajo raporton në mënyrë periodike ose me kërkesë tek Ministri i Drejtësisë dhe Kryeministri. Drejtoria e Koordinimit mbikëqyr dhe monitoron veprimtarinë e AKPP-së dhe ZRPP-së, nëpërmjet inspektimeve të vazhdueshme dhe paraqet rekomandimet për marrjen e masave konkrete, në rast të shkeljes së ligjeve apo për përmirësimin e mënyrës së organizimit e funksionimit të institucioneve që janë pjesë e procesit të njohjes, kthimit, kompensimit të pronave dhe regjistrimit të titujve të pronësisë. Gjithashtu, kjo Drejtori është përfshirë në procesin e hartimit të iniciativave ligjore për harmonizimin e legjislacionit që trajton çështjet e pronësisë.
Si e shihni procesin e kthim-kompensimit? Qeveria ka premtuar krijimin e një skeme efektive unike kompensimi brenda vitit 2013 dhe zbatimi i saj bazuar në një fond fizik dhe financiar. Sa mund të flitet për skemë kthim-kompensimi pronash, në një çast që shteti nuk është në gjendje të llogarisë faturën financiare të këtij procesi?
Një nga qëllimet strategjike të ndërmarra nga Qeveria është krijimi i një skeme efektive unike kompensimi brenda vitit 2013 me qëllim kompensimin në vlerë të plotë të pronës tek pronari i ligjshëm për rehabilitimin tërësisht të pasojave të veprimeve të padrejta. Krijimi i skemës efektive të kompensimit do të bazohet në një analizë të kujdesshme të inventarit të pasurive në pronësi të shtetit, ku çështja kyçe është reformimi i metodikës së hartës së vlerës së pasurive të paluajtshme, për të nxjerrë vlerën e pasurive bazuar në vlerën reale të tregut. Metodologjia do të përcaktojë mënyrën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë, sipas standardeve ndërkombëtare për vlerësimin e pasurive të paluajtshme, duke u bazuar në çmimin e tregut, llojin e pasurisë dhe qëllimit të përdorimit të saj. Miratimi i metodologjisë garanton rritjen e cilësisë, efiçencës dhe efektivitetit të procesit të kthimit, kompensimit të pronës, por edhe çdo vlerësim tjetër prone të paluajtshme. Të dhënat zyrtare janë të dhënat që dërgohen nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme tek Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në përbërjen e këtyre të dhënave përfshihen të dhënat për çmimet e kontratave të shitjes si dhe hartat kadastrale të tyre. Gjithashtu, do të mbahen në konsideratë edhe çështjet e planifikimit të territorit kombëtar, rajonal dhe vendor të zhvillimit, për të siguruar qëndrueshmëri dhe zhvillim të tregut të tokës. Edhe në këtë çështje dixhitalizimi i informacionit dhe përdorimi i hartave të përmirësuara për regjistrimin e kërkesave do të kenë vëmendjen e duhur, si premisë modernizimi dhe saktësie për informacionin paralelisht me rritjen e transparencës së shërbimit dhe shmangies së korrupsionit.
Sot, AKKP administron rreth 7300 kërkesa fillestare për njohjen/kthimin dhe kompensimin e pronës. Cili do të jetë fati i tyre?
Brenda vitit 2014 do të finalizohet procesi administrativ i shqyrtimit për rreth 6000 dosjet e mbetura, pasi një pjesë e tyre janë shqyrtuar ndërkohë. Shqyrtimi i tyre do të bëhet nëpërmjet rishikimit dhe miratimit të procedurave të thjeshtuara pro forma dhe prima facia. Këto ndryshime do të shoqërohen edhe me monitorimin e zbatimit të ligjit në gjykata nëpërmjet ushtrimit të inspektimeve tematike nga MD për të verifikuar rastet e mbivendosjes në afat të kërkesave të reja. Paralelisht, do të punohet për evidentimin e të gjitha detyrimeve që ka shteti për subjektet e shpronësuara në funksion të dhënies përparësi të rasteve urgjente, sipas rekomandimeve të organizmave të Këshillit të Evropës.
Një presion i fortë po vjen së fundmi mbi qeverinë shqiptare nga ana e Gjykatës së Strasburgut për zgjidhjen e çështjes së pronave? Cila është përqasja e Ministrisë suaj me vendimet dhe orientimet e këtij institucioni?
Gjetjet dhe vendimmarrja e Gjykatës Evropiane të Strasburgut janë jo vetëm një detyrim për Shqipërinë, në kuadër të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por ato gjithmonë përbëjnë një burim të vlefshëm rekomandimesh për ndërmarrjen e masave ligjore dhe institucionale në Shqipëri.
Si e shihni në tërësi çështjen e pronës në terma të mesme e të largëta kohore?
Kësaj pyetjeje i jep përgjigje vizioni qeveritar i shpallur në strategji: Shqipëria do të jetë një vend i zhvilluar dhe shtet evropian i konsoliduar i së drejtës, i aftë për të garantuar edhe në praktikë të drejtën e pronësisë, si një prej të drejtave themelore të njeriut, e siguruar përmes një sistemi të rregulluar e të harmonizuar të pasurive të paluajtshme, që ofron tituj pronësie të qartë e të sigurt për këdo.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)