Imuniteti, Bregu: Ta heqim para Tetorit, të marrim statusin kandidat
Bruksel- Çështja e imunitetit përveçse është kryefjalale ditës në politikën shqiptare, ka qenë dhe teme kryesore e takimit të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, në European Policy Center (EPC) në Bruksel.
Gjatë një prononcimi për mediat ajo u shpreh se para Tetorit imuniteti duhet të hiqet, pasi është një nga çështjet e mbetura pezull për marrjen e statusit kandidat për antarësimin në BE.
E kemi diskutuar në takim me vendet anëtare: çështja është se cilat nga kjo masë kritike e prioriteteve duhet të plotësonim, pra nëse ka kohë deri në fund të shtatorit apo deri në mes të shtatorit kur Komisioni do të mblidhet për të dhënë vendimin pastaj në tetor, apo është shumë vonë. E rëndësishme është që ka mundësi për të bërë një ndryshim. Ne i kemi qëndruar një propozimi, i cili për mua është propozimi madhor i referendumit në pamundësi të një konsensusi. Këtë kam thënë në takim edhe sot, në pamundësi të një konsensusi mes atij kampioni që përfaqëson popullatën dhe që janë politikanët, nuk mund të ketë dhe nuk ka asnjë vendim më të mirë se ai i popullatës në tërësi,- deklaroi Bregu.
Më tej ajo ajo u ka kërkuar palëve të gjejnë frymën e përbashkët, pasi vendi duhet të marrë një përgjigje pozitive nga ndërkombëtarët.
Dua të them që ky është titulli i pjesës së mbetur të detyrimeve deri në fundshtator. Kjo nuk do të thotë se masat që ne i prezantuam sot para Komisionit dhe që janë vlerësuar në luftën kundër korrupsionit, nuk merren parasysh. Por gjithësesi, është e rëndësishme shprehja e një vullneti madhor nga politikanët në një çështje për të cilën janë të gjithë dakord, për të cilën nuk ka arsye për të kundërshtuar. E rëndësishme për ne sot është të kemi një vendim pozitiv në tetor. Jo një vendim pozitiv i cili është i rëndësishëm për qeverinë, as për mazhorancën sot, por një vendim pozitiv për Shqipërinë. Nëse ende Shqipëria është interesi madhor i të gjithëve, edhe i atyre politikanëve që sot janë në opozitë, ka mundësi të mos kërkojnë shtesë apo detyrime të cilat nuk kanë qenë pjesë e paketës së nëntorit, por të votojnë ate që kanë premtuar, heqjen e imunitetit.,- theksoi Bregu.
Në këtë takim ministrja Bregu është shoqëruar edhe nga ministri i Jashtëm, Edmond Panariti.
/IDEA/