E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pervoja qe flet vete Nga Bujar Nishani

Me rastin e celjes se sesionit te shtate te legjislatures se tetembedhjete, deshiroj t’ju percjell urimet e Presidentit te Republikes per nje pune te mbare te punimeve te ketij sesioni qe po nis!

Ne Shqiperi, ku funksionon demokracia parlamentare, Parlamenti eshte zemra e demokracise, vendi ku prodhohen ligjet, qe e bejne funksionale demokracine dhe shtetin ligjor. Kuvendi i Shqiperise eshte vendi i debatit, konkurrences, paraqitjes se pikepamjeve, alternativave, por dhe i konsensusit e vendimmarrjes. Kuvendi i Shqiperise, gjate viteve te sistemit politik demokratik ka ne fondin e tij nje kontribut te jashtezakonshem te grupeve parlamentare, por edhe te shume deputeteve, te cilet me profesionalizmin, maturine, qytetarine dhe vizionin e tyre kane lene gjurme te rendesishme ne historine e parlamentarizmit shqiptar.

***

Ne jemi ne prag te festimeve te 100-vjetorit te themelimit te Shtetit Shqiptar, nje cast kyc ky ne historine tone. Ky cast perkon edhe me nje rrugetim qe kemi nisur prej disa vjetesh, aq shume te deshiruar dhe qe te gjithe bashke e konsiderojme si alternativen e vetme: integrimin evropian! Ne kete rrugetim, nuk jemi vetem, kemi mbeshtetjen e duhur te aleateve dhe miqve tane euroatlantike. Ne vijme ne kete cast me disa arritje historike, qe kane shenuar kthesa te rendesishme ne funksionimin e demokracise ne vend. Anetaresimi i Shqiperise ne NATO, levizja e lire e qytetareve ne hapesiren Shengen dhe arritjet ne procesin e integrimit evropian jane gure te rendesishem kilometrike qe jane bazuar dhe bazohen ne merita.

Perpara nesh kemi sfida dhe detyra te rendesishme. Vullneti dhe deshira per ta pasur vendin tone nje vend kandidat per anetaresim ne Bashkimin Europian kerkon kontribute reale. Ne kete kuader, nxis forcat politike te punojne bashkerisht per te arritur realizimin e detyrave te rendesishme te parashikuara ne 12 prioritetet e Bashkimit Europian, perpara daljes se raportit te perparimit te Komisionit Europian per Shqiperine. Deshiroj me kete rast te nenvizoj rendesine e angazhimit te te gjithe deputeteve ne heqjen apo kufizimin e imunitetit si nje kontribut te vendosjes se nje standardi politik dhe ligjor te nevojshem per nje shoqeri dhe nje vend qe aspiron vlerat evropiane te shtetit ligjor dhe te se drejtes.

Vijimi i angazhimeve te nisura nga te gjitha palet ne ligjet e rendesishme te lidhura me reformen ne drejtesi dhe me jeten parlamentare, do te shenonte nje kontribut te merituar per shtetin shqiptar. Ne kemi ne dore fatin tone dhe duhet te bejme gjithcka per te arritur keto standarde ne nje kohe sa me te shkurter te mundshme. Pervoja jone ne keto vite demokraci tregon se kemi ditur ne caste te rendesishme, te dialogojme dhe gjejme zgjidhje te arsyeshme per sfidat, me te cilat jemi ndeshur. Une jam shpreseplote se si perfaqesues te forcave politike, ju do te gjeni kurajen dhe mencurine per t’u ngritur mbi interesat politike partiake dhe do te arrini konsensusin e nevojshem per ceshtje me interes kombetar dhe ne interes te qytetareve tane.

***

Konsensusi i deshiruar politik, dialogu, toleranca dhe bashkepunimi i synuar do t’i hapin rruge nje procesi normal zgjedhor ku parashikohet te hyje vendi yne ne vitin e ardhshem.

Ne perfundim te ketij mesazhi, ju garantoj se tek Institucioni i Presidentit te Republikes do te gjeni nje partner te besueshem, te orientuar thellesisht tek Kushtetuta dhe ligji, ne realizimin e sfidave mjaft te rendesishme ne kete 100-vjetor te Pavaresise!

* Mesazh i Presidentit te Republikes me rastin e celjes se Sesionit te shtate te Legjislatures se XVIII te Kuvendit te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›