E Diel, 1 Nëntor 2026

E vrasin ne shkolle

Ka dale si zakonisht nga shtepia por ne mbremje familja e tij eshte lajmeruar se biri i tyre nuk jeton me. Burim Balaj 19 vjec nga fshati Gllareve i Klines ka mbetur i vdekur pasi dyshohet se eshte qelluar per vdekje. Dorasi mendohet te jete V. M 17 vjec nga fshati Jagode dhe te dy ishin nxenes te Shkolles se Mesme Profesionale Fehmi Agani ne Kline. Motivet e kesaj vrasjeje nuk dihen ende por shoket e tyre tregojne per Express se koheve te fundit ata kishin gjithmone probleme ndermjet vete.

Madje vetem tri dite para se te ndodhte vrasja diten e premte ata kane pasur zenke ndermjet vete. Pasi eshte plagosur rende me thike afer shkolles ne Kline Burim Balaj eshte transportuar drejt spitalit te Pejes por nuk ka mundur ti mbijetoje plages.

Te marten vetem nje dite pas vrasjes ne familjen Balaj mbreteronte zia. Familja kishte hapur deren per ngushellime.

Ramiz Balaj i aferm i viktimes thote per Express se kjo nuk eshte hera e pare qe Burimi eshte sulmuar nga personat e njejte.

Edhe te premten e kaluar djemte e njejte e kane sulmuar Burimin mirepo ai nuk ka treguar ne shtepi. Ne kete informacion e kemi marre prej shokeve te tij thote Ramizi per Express.

Madje sipas tij dita tragjike e therjes se Burimit me thike qe eshte kryer diten e hene ka qene teresisht i pergatitur.

Kjo ka qene nje vrasje e qellimshme thote Ramizi. Pavaresisht se dyshohet se vrasja eshte kryer nga 17-vjecari V. M i afermi i viktimes eshte i bindur se akti eshte kryer nga nje 30 vjecar.

Personi qe e ka therur ate ka qene i moshes madhore afer 30 vjec megjithate policia po thote qe ka qene i mitur. Por ne kete gje nuk e besojme shprehet Ramiz Balaj.
Informatat e policise jane te rrejshme thote i bindur Ramizi.

Nuk ben keshtu policia te jape informata te paverteta nuk shkon. Ata duhet qe se pari te marrin informata te sakta e pastaj ta japin lajmin shprehet i indinjuar i afermi i viktimes. Sipas traditave shqiptare ne raste te tilla familja e viktimes pyetet nese lejon familjen e dorasit per ti shkuar per krye-shendosh.

Kete kerkese e kane bere edhe djalit i cili dyshohet per vrasje. Por nje kerkese te tille nuk e ka pranuar familja Balaj.

Une nuk i di zakonet mirepo e vret njeriun edhe vjen me e varrose kjo nuk do as ligj e as zakon thote Ramiz Balaj per Express. Se cfare do te ndodhe ne te ardhmen ne lidhje me kete rast Ramizi thote se nuk e di.

Se pari ta varrosim djalin sepse i kemi dhimbjet tona pastaj do te vendosim se cfare do te bejme me ta shprehet ai. Trupi i pajete i te riut Burim Balaj deri ne mesditen e se martes ndodhej per autopsi. Gjenda nuk eshte me mire as ne familjen e Kriste Milicit babait te djalit i cili dyshohet se e ka kryer vrasjen.

Une si prind i djalit nuk kam degjuar kurre qe V. ka pasur ndonje problem deri dje kur e kam degjuar deklaraten e tij para policise thote Krista per Express.

Sipas tij te gjithe familjaret kane mbetur te cuditur kur kane degjuar se V. ka arritur te beje nje gje te tille.

Djali im gjithmone ka qene i heshtur punetor dhe kurre nuk me ka sjelle probleme ne shtepi thote babai i 17 vjecarit te arrestuar per vrasje.

V. kurre nuk ka shkuar ne shkolle i armatosur edhe thiken me te cilen e ka therur Burimin nuk ka qene e tij ia kane dhene shoket beson Krista.

Familja Milici tashme ka filluar te dergoje njerez te familja Balaj per ti kerkuar faljen e gjakut. Madje ata kane kerkuar te marrin pjese edhe ne varrimin e Burimit te ndjere por ashtu sic pohuan edhe familjaret e viktimes ata nuk jane pranuar.

Derisa ka ndodhur tere kjo tragjedi drejtori i shkolles Xhevxhet Berisha thote se nuk ka qene fare ne Kosove. Ai ndodhej ne shetitje me maturantet e kesaj shkolle. Por ai thote se ne detyren e tij e ka lene zevendesin e tij.

Kur ka ndodhur perleshja e se premtes une me maturantet kam qene ne Shqiperi. Kurse kur ka ndodhur rasti i vrasjes ishim ne kufi duke u kthyer thote drejtori Berisha per Express.

Zevendesi im nuk me ka raportuar se ka pasur ndonje perleshje te mehershme ne shkollen tone sepse normalisht ne do te merrnim masa tregon ai edhe pse te dy ngjarjet rrahja dhe me pas vrasja kane ndodhur jashte objektit shkollor. Megjithekete per tere kete ngjarje drejtori ben pak pergjegjes edhe lokalet e kafiterite qe jane hapur fare prane shkolles.

Pasigurine me te madhe na e shkaktojne keto lokale. Une kam kerkuar nga Komuna e Klines per te marre ndonje mase per keto lokale por nuk kam marre kurre asnje pergjigje per kerkesen time thote drejtori Xhevxhet Berisha.

Gabimet e policise
Ne lidhje me kete rast ne pjesen me te madhe policia e Kosoves ka raportuar gabim. Ata kane thene se nxenesit jane te shkolles Luigj Gurakuqi por e verteta eshte se ata jane te shkolles Fehmi Agani. Me tej ne njoftimin e policise thuhet se i dyshuari eshte 19 vjec kurse familjaret tregojne se ai eshte 17 vjec. Pervec kesaj policia ka raportuar se viktima eshte 18 por ne fakt ai eshte 19 vjec.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›