E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehatohen vreshtaret

Pas dy takimeve qe zhvilluan zyrtaret e Qeverise me perfaqesuesit e vreshtareve u ndalen protestat dhe perpjekjet e fermereve per ta shitur rrushin. Perfaqesuesit e fermereve pranuan oferten e Qeverise me te cilen secili prej tyre do ti marre nga 1 mije euro per secilin hektar te mbjelle me rrush. Kjo ne kembim te shpenzimeve per cdo hektar gjate kultivimit te rrushit.

Megjithate me kete marreveshje nuk behet nje zgjidhje perfundimtare per shitjen e rrushit pasi bodrumet e veres mbesin ende prapa qendrimeve te tyre per te mos ua marre rrushin fermereve.

Por oferta prej 1 mije eurosh per hektar duket se ka qene e mjaftueshme per vreshtaret. Kreu i shoqates Vreshtari Labinot Shulina pas takimit ka thene se tash secili vreshtar duhet te gjendet vete dhe te beje nje zgjidhje per prodhimet e veta.

Me kete subvencionim do te hapen rruge te reja per prodhimet e tyre tha Shulina.

Shulina thote se marreveshja nenkupton qe Qeveria do te subvencionoje vreshtaret me nga 1 mije euro per rrush te veres dhe kjo sipas tij do ta stabilizoje gjendjen e fermereve dhe investimet qe i kane bere.

Kjo ka qene e vetmja menyre qe te na ndihmoje Qeveria eshte shprehur Shulina pas takimit me zevendeskryeministrin Hajredin Kuqi dhe perfaqesuesit e bodrumit te veres Stone Castle.

Nderkohe kesaj marreveshjeje me se shumti i jane gezuar drejtuesit e bodrumit te veres Stone Castle.

Shani Mullabazi pronar i ketij bodrumi ka thene se ky subvencionim eshte perafersisht sa shpenzimet qe i kane bere bujqit ne vreshta.

Ky eshte nje vendim i mencur i Qeverise dhe sigurisht se do ta stabilizoje gjendjen dhe do ti ule pakenaqesite e vreshtareve ka thene Mullaabazi.

Nga ana tjeter Hajredin Kuci zevendeskryeminister pas takimit me vreshtaret ka thene se Qeveria me parate e dhuruara do te mundohet qe ti mbuloje shpenzimet qe kane pasur vreshtaret gjate kultivimit te rrushit.

Nderkohe para ketij takimi kerkesat e vreshtareve kane qene qe pagesa te kryhet sipas marreveshjeve te viteve paraprake kategorizimi i rrushit te behet sipas kualitetit te tij dhe Doganat e Kosoves te shqyrtojne bazat doganore te rrushit te importuar. Gjithashtu te behen memorandume mirekuptimi dhe bashkepunimi me shtetet perreth e posacerisht me shtetin shqiptar dhe te shqyrtohet mundesia e liberalizimit te tregut per rrush se paku per muajt shtator dhe tetor. Nderkohe pak ore para takimit Komisioni parlamentar per Bujqesi Zhvillim rural Mjedis dhe Planifikim Hapesinor ka kerkuar nga institucionet e vendit qe urgjentisht te gjejne nje zgjidhje per perpunuesit e rrushit. Per me teper me kontraten e privatizimit nga ky komision thone se kompania Stone Castle ka per obligim grumbullimin e rrushit.

Naser Rugova kryetar i ketij komisioni ka thene te marten se kerkesat e vreshtareve jane legjitime andaj keto kerkesa edhe duhet zgjidhur permes rruges institucionale.
Per te thene edhe prodhuesit e rrushit i kane te drejtat e veta i kane kerkesat legjitime ka thene Rugova.

Nderkaq Xhabir Morina zevendesminister i Bujqesise thote se deri te krijimi i stoqeve ka ardhur pasi ndermarrjet per prodhimin e vererave kane shenuar renie te shitjes se veres ne tregun e vendit dhe ate te jashtem. Sipas tij keto probleme nuk jane vecanti e Kosoves por te gjitha vendet e tregut te lire ku fjalen kryesore e ka konkurrenca dhe kostoja me e lire e prodhimit. Si rezultat i kesaj Morina thote se ndermarrja me e madhe e prodhimit Stone Castle ka marre vendim qe kete vit mos te pranoje grumbullim te rrushit per prodhim te veres. Nderkohe ky vendim rrezikon qe te mos grumbullohen rreth 6 milione kilograme rrush duke i lene pa te ardhura rreth 2 mije fermere.

Propozimi i masave te Ministrise se Bujqesise eshte qe ndermarrjet perpunuese te veres te subvencionohen me 4 cente per cdo liter te veres te prodhuar gjate vitit 2009 ka thene Morina. Gjithashtu eshte propozuar ndryshimi dhe plotesimi i Ligjit per verera numer 038L-8 qe vera te trajtohet si prodhim ushqimor bujqesor i fituar ekskluzivisht nga fermentimi alkoolik i teresishem apo i pjesshem i rrushit te fresket.

Vreshtaret kane protestuar javen e kaluar ne Prishtine ndersa nje dite me vone protesta e tyre e organizuar ne Rahovec eskaloi ne dhune me crast ka pasur te lenduar nga radhet e protestuesve dhe Policise se Kosoves.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›