E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendja e jashtezakonshmederi ne dhjetor

Presidenti pakistanez Pervez Musharaf do ta heqe gjendjen e jashtezakonshme me 16 dhjetor. Kete Musharafi e beri te ditur gjate nje fjalimi televiziv drejtuar kombit. Pak ore me pare ai kishte bere betimin per nje mandat te dyte pesevjecar si president. Ne kete menyre morri fund formalisht sundimi ushtarak tetevjecar ne vendin aziatiko-jugor, pasi ai kishte dhene doreheqjen si komandant i pergjithshem i ushtrise. Gjendjen e jashtezakonshme Musharafi e vendosi me 3 nentor dhe u kritikua ashper per kete nga bota e jashtme. Heqja e gjendjes se jashtezakonshme ishte kerkese qendrore e opozites dhe e Perendimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›