E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serish bisedime me Iranin

Me porosi te pese fuqive me te drejte vetoje ne Kombet e Bashkuara i ngarkuari i Bashkimit Evropian per politiken e jashtme, Javier Solana, eshte takuar me negociatorin iranian ne ceshtjen berthamore Said Xhalili. Raporti i tij nga Londra konsiderohet si baze per veprimet e metejshme te bashkesise nderkombetare ne konfliktin berthamor me udheheqjen ne Teheran. Para se gjithash SHBA, Britania e Madhe dhe Franca ushtrojne trysni per masa te tjera ndeshkuese, ne rast se Irani nuk e ndalon programin e vet te pasurimit te uraniumit. Vendi i ka hedhur gjithnje poshte akuzat, se po nderton arme berthamore nen petkun e shfrytezimit paqesor te energjise berthamore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›