Ingrid Betancourt eshte gjalle
Kolumbi: Ushtria ka marre ne dore disa video mbi pengjet e ndryshme. Sarkozy: “T’i japim fund kalvarit te saj”
Ka floke shume te gjate, qe i arrijne deri tek beli, dhe syte e ulur poshte. Nje video e treguar nga autoritetet kolumbiane pak pas kapjes te tre gueriliereve te Fark, si prove qe Ingrid Betancourt eshte gjalle. Ne video, ish-kandidatja per presidente i ka floket e lidhura bisht qe i zbresin pergjate trupit, duket shume e dobet, e zbehte, shikimi i pervuajtur i drejtuar nga toka. Eshte ulur ne nje stol prej druri, i ndertuar me trungje pemesh dhe i mbajtur se bashku me litare, dhe ka duart e kryqezuara dhe te mbeshtetura tek gjunjet. Ka te veshur nje kemishe te gjate me ngjyre te hapur, pa menge dhe nje fund. Vendi ku eshte regjistruar nuk dihet ende, nje hapesire e vogel e rrethuar nga nje bimesi e dendur.
Imazhet
Sipas komisarit te larte kolumbian per Paqen, Luis Carlos Restrepo, prova e qenies ne jete te Ingrid Betancourt, e marre peng ne shkurtin e vitit 2002, daton me 24 tetor te tetorit te ketij vitit dhe ishte ne duart e tre gueriliereve te paraushtarakeve urbane te Bogotas. Ushtria gjithashtu ka prova per te qenit te jete te tre pengjeve amerikane, te disa policeve, personazhesh politike dhe ushtarake kolumbian te cilet mbahen peng nga Fark.
Sarkozy
Pas perhapjes se videos, Nicolas Sarkozy ka pohuar se “Duhet te veme ne levizje cdo perpjekje te mundshme ne menyre qe kalvari i saj te mbaroje sa me shpejt qe te jete e mundur”. “Ka zgjatur shume – komenton presidenti i Republikes Franceze – dhe duhet te ecim me shpejte, per te gjetur ndonje zgjidhje”. Atyre qe e pyesin se cfare do t’i kerkoje presidentit kolumbian Alvaro Uribe, shefi i Shteti francez i pergjigjet thate: “Ajo qe do te mundohemi te bejme, para se gjithash, eshte se duhet te jemi efikas”.
Pengu me i famshem
Vajza e senatores Yolanda Pulecio, gjithashtu edhe ajo senatore, Ingrid Betancourt eshte prej me shume se pese vitesh e gjysme (qe nga data 23 shkurt 2002) pengu me i famshem ne duart e Forcave te armatosura revolucionare te Kolumbise (Fark). Sekuestrimi i saj, dhe i zevendes kandidates presidenciale njekohesisht dhe mike, Clara Rojas, ka ndodhur gjate nje udhetimi te rrezikshem nder qytetet e Florencia dhe San Vicente del Caguan, baza e “zones se shtrirjes” ne jug te Kolumbise e kontrolluar ne ate kohe nga Forcat e armatosura revolucionare te Kolumbise (Fark), vetem pese dite pas prishjes se marreveshjes se paqes me presidentin e asaj kohe Andres Pastrana. Betancourt eshte quajtur qytetare nderi ne Rome nga kryebashkiaku Walter Veltroni, dhe ka qene edhe kandidate per cmimin Nobel per paqen.