Te vegjlit kerkojne proporcional me prag kombetar te korrektuar, skema
Partite e vogla, perfshi ketu dhe PD kerkojne vendosjen e nje pragu kombetar elektoral prej 5 per qindesh. Nje propozim i cili pritet te mos i vije per shtat socialisteve, te cilet jane shprehur per nje sistem zgjedhor proporcional rajonal pa prag elektoral, qe nenkupton me prag te ndryshueshem sipas rajoneve elektorale. Po si funksionon pragu kombetar i korrektuar. Partia e cila merr 5 per qind te votave ne rang kombetar, e llogaritur ne numrin e votave ne rang kombetar, ka te drejte te fuse ne Kuvend nje deputet. Ajo qe merr 10 per qind, dy deputete e keshtu me radhe. Nderkohe qe ketyre deputeteve u shtohen dhe deputetet e fituar sipas rajoneve, bazuar ne pragun elektoral te ndryshueshem. Por nje variant i tille eshte kerkuar per vete faktin, se tentohet te perjashtohen te ashtuquajturat "enklava elektorale". Ne menyre te detajuar, ne rast se nje force politike perfiton ne nje rajon te caktuar deputete, pasi kapercen pragun rajonal elektoral, ne rast se ne rang kombetar nuk merr 5 perqind te votave, atehere i humb automatikisht keta deputete te fituar ne rajone te caktuara elektorale. Pasi mund te ndodhe qe dhe nje shoqate e caktuar te perfaqesohet ne zgjedhje dhe te marre vota mbi pragun rajonal ne nje rajon te caktuar, duke futur nje deputet, nderkohe qe ne rang kombetar nuk e ka 5 per qind te e votave. Nje gje e tille mund te ndodhe dhe me gjithe shoqatat e vendit, duke na prezantuar ne kete menyre ne rast se nuk parandalohen nje Kuvend te parcelizuar, ne formen e "enklavave" elektorale.