PS-PSD, me qendrim te unifikuar
TIRANE - Socialistet dhe socialdemokratet ne nje mendje per koalicionin por dhe per reformen zgjedhore. Ky ka qene konkluzioni me te cilin kane dale kryetarja e grupit parlamentar te PS, Valentina Leskaj dhe kryetari i PSD, Skender Gjinushi pas takimit te zhvilluar dje mes tyre. Por nga ana e tij kreu socialdemokrat ka kerkuar qe sistemi zgjedhor proporcional te jete i korrektuar ne rang kombetar. "Nuk eshte e vetmja zgjidhje pasi ka dhe menyra te tjera korrektimi, ka dhe menyra te tjera sesa hapesira qe i jepet menyres se hyrjes ne koalicion te perbashketa, por gjithmone koalicione qe mbeshteten ne voten e cdo partie, pra partite kane voten me vete, por kane lista te perbera. Keto jane forma qe e bejne sistemin me demokratik, i japin fytyren proporcionale dhe lejojne nje bashkepunim te ndershem te bazuar ne vota", ka qene deklarata e Gjinushit menjehere pas takimit. Nga ana tjeter, Leskaj u shpreh me tone te qeta dhe optimiste ne lidhje me rezultatin e takimit. "Kemi diskutuar me PSD-ne, kemi ndare shume opsione te perbashketa dhe nuk eshte e hera e pare qe ne me ta bashkepunojme, pasi eshte ne linjen e bashkepunimit qe ne kemi patur ne parlament dhe jashte tij. Per shume pika te ndryshimeve ne kodin elektoral kemi patur optike te perbashket, sidomos persa i perket koalicionit te perbere", tha Leskaj pas takimit. Takimi PS-PSD qe vijon ate te zhvilluar dy dite me pare me LSI, ka qene i fokusuar ne bashkepunimin per reformen zgjedhore. Ne kete takim moren pjese kryetarja e Grupit parlamentar Socialist, Valentina Leskaj dhe bashkekryetar ne komisionin e reformes zgjedhore, Fatmir Xhafaj si dhe perfaqesuesit e Partise Social Demokrate, kryetari Skender Gjinushi dhe zv kryetarin Engjell Bejtaj. Kreu i PSD, Gjinushi deklaroi para gazetareve se PSD eshte e hapur per te bashkepunuar me PS lidhur me reformen zgjedhore, e cila duhet te perfundoje brenda shtatorit. Gjinushi kerkoi qe te behet nje korrigjim te sistemit zgjedhor qe do parashikohet ne Kushtetute. Nepermjet ketij korrektimi Gjinushi nenkupton qe nje vote do t'i shkoje koalicionit dhe nje vote t'i shkoje listes se kandidateve. Sipas Gjinushit, partia qe ai drejton eshte pro koalicioneve te perbera. Nje deklarate e tille eshte mbeshtetur dhe nga kryetarja e Grupit kuvendor Socialist Valentina Leskaj, e cila tha se PS eshte e hapur per te mbledhur te gjitha propozimet, por edhe per te bashkepunuar me partite e tjera lidhur me reformen zgjedhore. A.G