E vrava shokun se më shau nga gruaja
Bashkim Muça rrëfen vrasjenqë tronditi dy ditë më parë qytetin e Pogradecit. Merret në pyetje edhe e shoqja
Familjarët e viktimës s’besojnë tek vrasja nën avujt e alkoolit por tek një krim me paramendim
POGRADEC- Autori i vrasjes makabre të ndodhur dy ditë më parë në Pogradec ka lënë spitalin gjatë natës për tu vendosur më pas në qelitë e paraburgimit. Beqir Basha ka deklaruar para hetuesve se e kishte thërritur viktimën në shtëpi për të thyer në lekë shqiptare rreth 5000 euro që ia kishte dërguar djali i tij Doriani që ndodhet emigrant në Itali. Por gjatë darkës ata kanë konsumuar disa gota raki në shtëpinë e Bashkimit pasi kishin dhe një lidhje të ngushtë miqësore pasi halla e Bashkim Muçkës ishte nusja e dajës së Beqir Bashës. Por, sipas versionit të Bashkim Muçkës, viktima Beqir Basha në një moment në pije e sipër e ka sharë nga gruaja dhe nga vajza dhe ky i fundit i nxehur dhe nën efektet e alkolit e ka goditur nga mbrapa kokës me një çekan që ndodhej në kuzhinë dhe më pas edhe me hekur deri sa ky i fundit ka vdekur.
Për gati dy orë është marrë në pyetje edhe e shoqja e Bashkim Muçkës, Dituria, e cila punonte në një rrobaqepësi private. Hetuesit pohuan se ajo dhe kushërira e tyre Evelina Spirollari, janë dy personat e parë që kanë hapur derën e shtëpisë pas krimit dhe kanë parë skenën makabre të shoqin të shtrirë mbi krevat në gjëndje depresive dhe në këmbët e krevatit të mbuluar në gjak viktimën Beqir Basha, i cili për shkak të dëmtimeve të shumta në kokë, i mbuluar krejt në gjak që nga koka krejt e shtypur nga dëmtimet dhe deri tek këmbët. Viktima u indentifikua vetëm pas një ore nëpërmjet celularit që mbante në brez .Sipas burimeve policore, viktima kishte në xhep rreth shtatë milionë lekë, përfshi vlerën e valutave të tjera si euro, dollarë apo dinarë maqedonas .Të gjitha paratë që ndodheshin në xhepat e xhaketës u sekuestruan nga policia .
Ekspertët mjeko ligjorë të cilët kanë kryer ekspertizën e hollësishme të viktimës kanë dalluar se përveç kafkës së thyer nga goditjet me çekan dhe hekurin Bashkim Muça e kishte qëlluar disa herë edhe me thikë në anën e djathtë dhe në pjesën anësore të kokës. Më pas ai e kishte larë thikën dhe e kishte fshehur në një raft por pas ekspertizës ai ka pranuar se ka qëlluar edhe me thikë viktimën dhe policia ka marrë thikën e krimit si provë. Një ekspert policie, i cili ka mbi 30 vjet në polici, ka thënë për gazetën se ka parë me qindra raste krimesh por masakrim të tillë ai nuk kishte hasur .
Vetëm dje, në orët e para të mëngjesit, familjes Basha i është dorëzuar trupi i pajetë i viktimës Beqir Basha i vrarë një ditë më përpara. Në orën 15.00 në fshatin Petrushë (vendlindja e viktimës) është zhvilluar ceremonia mortore. Bashkëshortia e tij, Liria, punonjëse e gjëndjes civile në Çërravë, ka ngelur e shokuar nga vdekja makabre e burrit të saj. Në të njëjtën gjendje është edhe djali i viktimës, Aldi, mësues historie në fshatin Çërravë. Ai nuk di asnjë motiv për këtë krim të shëmtuar të babait të tij. Aldi ka thënë se dinte që Bashkim Muçka kishte disa ditë që e kërkonte babain e tij Beqirin që ky i fundit t`i thyente pesë mijë euro në shtëpinë e tij. Por motivi nuk ka qënë thyerja e lekëve por një vrasje e parapërgatitur.Viktima njihej nga të gjithë si një njeri shumë korrekt i cili mbi 20 vjet kishte qënë oficer ushtrie në poste të rëndësishme në ushtri dhe pas daljes në lirim,prej tre vjet kishte filluar të merrej me kambizëm për të siguruar mbijetesën pasi ka njërën vajzë ende me studime për mjekësi në Tiranë. Policia
Pistat e hetimit të vrasjes
Policia po heton në disa pista pasi argumentet e Bashkim Muçkës që e vrava pse më shau duke pirë nuk janë bindëse. Sipas hetuesve, krimi ka motive më të thella dhe autori ka përgatitur gjithçka para seBeqir Basha të shkonte në shtëpin e tij. Me interes do të jetë dëshmia e gruas së Bashkim Muçkës pasi rreth orës 21 të mbrëmjes është lejuar të futet në dhomën e spitalit ku qëndronte nën efektet e qetësuesve burri i saj pas krimit. Por pas takimit me të shoqin ajo është marrë në pyetje për disa orë nga hetuesit por ende mbahet tepër sekret dëshmia e saj. Por policia nuk disponon asnjë të dhënë për autorin e krimit, Bashkim Muçka i cili nuk njihet si person problematik por ka një opinion shumë të mirë edhe në vendet që ka shërbyer që nga shefi prapavije në marinëne Shëngjinit apo divizjonin e Korçës. Edhe ky i fundit para pak vjetësh ka dalë në lirim pas një kariere mbi 20- vjeçare në polici dhe punonte në një dyqan bulmeti në tregun e madh të qytetit, kanë thënë burimet policore për gazetën.