Polican/ Bie nga catia, vdes 76-vjecari
Deshira per te ndihmuar familjaret ne riparimin e catise se baneses i ka shkaktuar humbjen e jetes nje te moshuari nga qyteti i Policanit. Sami Lulaj, 76-vjec, mesohet se ka vdekur pasditen e djeshme ne spitalin e Beratit, ku mberriti per ndihme mjekesore pas renies nga nje lartesi e madhe. Burime zyrtare te policise pasi hetuan ngjarjen thane se viktima ka rene nga catia e verandes se baneses, ndersa perpiqej te ndihmonte familjaret ne rregullimin e tjegullave. Ai ka qene duke punuar se bashku me djalin e tij, rreth ores 12:00, ne kohen qe aksidentalisht eshte rrezuar. Megjithese eshte derguar me urgjence ne spital, rreth ores 16:00 ai ka nderruar jete me gjithe ndihmen intensive te bluzave te bardha.
E.H
E.H