E Diel, 1 Nëntor 2026

E zë tuneli ndërsa mblidhte skrap, humb jetën 32 vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur në Librazhd, teksa mblidhte skrap. 32 vjecari, A.Alcani është plagosur rëndë, ndërsa mblidhte skrap në një tunel. Ngjarja ka ndodhur pranë ish-Repartit Ushtarak në fshatin Kostenjë, ku ndërsa Alcani mblidhte skrap në tunel, një pjesë e tij është shembur duke e zënë poshtë 32 vjecarin.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, por si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë ku dhe ka ndërruar jetë.
 

Në dy vitet e fundit rastet e personave të plagosur por dhe të viktimave të cilët mbledhin skrap për sigurimin e bukës së gojës janë bërë të shpeshta. Në qytetin e Elbasanit ndodhen dy pika të licencuara për skrap, ku një kilogram e hekurit shitet me 28 lekë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›