E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: Po verifikohen firmat e referendumit të plehrave

Reagimi erdhi pas kërkesës së ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu. Zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli, tha se afati i fundit është deri më datë 30 qershor për shqyrtimin e kërkesës.

 “Janë paraqitur 65 mijë firma për referendumin për mbetjet. DiDisa prej firmave të para me sy të lirë janë të hedhura nga e njëjta dorë. Janë dërguar për verifikim në laboratorin e Policisë së Shtetit dhe ne presim përgjigje nga analizat. Më pas do mblidhet KQZ dhe do vendosë rreth nëse do ketë referendum për importin e plehrave ose jo”, tha Olli.

Aleanca Kundër importit të Plehrave ka dorëzuar në KQZ kërkesën për referendum kundër importit të plehrave, kërkesë e cila nuk ka marrë ende përgjigje. “Përse është penguar deri tani që të realizohet referendumi? Përse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që është i detyruar që të veprojë brenda një afati kohor të caktuar mbi kërkesën për referendum të mbështetur prej 50 mijë firmëtarësh, minon edhe njëherë besimin e publikut me aftësinë e tij për të vepruar me paanësinë e interesit të gjithë qytetarëve? Për çfarë bëhet fjalë?”, tha dje ambasadori amerikan, Arvizu, në prezantimin e nismës “Vepro Tani”. /Start/

                                                                                             2012-06-22 14:44
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›