E zënë për ta kthyer qaforen
Nga Express më 15 shkurt 2011 në ora 10:14
Lindsay Lohan ishte “shumë e zënë” për ta kthyer qaforen, ku mandej u akuzua se e kishte vjedhur.
Aktorja problematike – e cila për momentin është po ashtu nën akuzë se ka vozitur nën ndikim të alkoolit dhe drogës në vitin 2007 – është akuzuar kohëve të fundit se ka vjedhur një qafore me vlerë 2500 dollarë në një butik të Kalifornisë, por është zbuluar se ajo është përpjekur për ta kthyer, por nuk kishte pasur kohë për ta bërë këtë.
“Lohan ka dashur që ta kthejë atë në dyqan, por ishte shumë e zënë dhe mandej ka harruar”, ka thënë një burim për ueb-faqen TMZ. Lohan është shfajësuar për këtë gjë javën e kaluar në një gjykatë.