Kompozon nën ndikim të mariuhanës
Lady GaGa thith marihuanë, kur kompozon këngët e saj të reja. Ylli i muzikës pop nuk sheh ndonjë arsye për të marrë “sheqer të bardhë”. Për mënyrën e saj të jetës shprehet se ajo nuk përdor ndonjë drogë sepse në këtë mënyrë nuk do të ishte vetvetja.
“Thithi mariuhanë vetëm atëherë kur kompozoj muzikë”, ka thënë ajo. “Kështu nuk jam sikurse ato këngëtare që thithin droga të forta kinse për t’u kthjellë. Jemi qenie njerëzore, pra edhe unë jam e tillë”.
Pavarësisht se ajo pranon që përdor kanabis, këngëtarja 24 vjeçare nuk dëshiron që adhuruesit e saj të rinj të bëjnë këtë eksperiment me substanca narkotike vetëm pse ajo e bëri.
“Nuk dëshiroj që fëmijët të merren me drogë. Mirëpo, kur më pyesni mua rreth asaj se si është sociologjia e famës dhe çfarë është gabim për një artist – atëherë përgjigja ime është se artistët gënjejnë”, tha ajo.
“Por, unë nuk gënjej. Nuk jam gënjeshtare. Unë ndërtoj ura të mira me adhuruesit e mi. Ata me njohin kush jam. Kurse unë jam si ata në shumë mënyra”.
GaGa – emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta – ka folur edhe për përdorimin e drogës në të kaluarën, duke filluar nga kokaina dhe drogat e tjera, të cilat i la pasi filloi të merret me muzikë në vitin 2005. Madje ajo thotë se droga në të ka pasur një efekt pozitiv në muzikë, por negativ në jetën e saj.
“Ishte inspiruese për art, por jo për jetën e përditshme sepse droga ua rrezikon seriozisht stilin e juaj të jetës”.