E Diel, 1 Nëntor 2026

E zeza që nxin "çlirimtarin"

Këtij Gruevskit dhe këtij tjetrit, qoles së tij, Ahmetit, çlirimtarit, duhet t'ia bëjmë dërmën pa e shtyrë punën tutje, se që të dy,gjërat i kuptojnë dhe na i shesin së prapthi.i pari ku bën shkatërrim e bastisje si pushtues ndër shqiptarë, si në kohën e Tacitit që e la këtë fjalë, këtë e quan paqe - i dyti, paqen e tij rezile, e quan liri, barazi, lumturi, si punë e të ligut nga brenda, dhe kështu bëjnë që të dy një punë të bashkë me për ta çuar "vendin" në NATO dhe në BE..
Në këtë pikë, të dy poturakët e kësaj guverne halldupe i kanë puqur pipëzat dhe topi s,e luan të bëjnë ndryshe. Kur i hiqet dredhi tërë një njerëzie dhe kjo e kupton atë si liri, pse të mos luhet kjo dredhi si është lojtur edhe ca herë të tjera, edhe për hyrje me dredhi në NATO, e kanë mejtuar punën poturakët e guvernës,Gruevski dhe qoleja e tij Ahmeti, "çlirimtari" që na solli poshtërimin. Dhe, e kanë bërë me fjalë që të shkojë kjo dredhi kështu gjer në fund, që vjen me thënë se do bëjnë dhe bastisje të tjera rezile ndër shqiptarë, dhe do shohim asohere se si do t'i vijë grishimi për në NATO këtij "vëndi" të Gruevskit, të cilin tre vilajete shqiptare në kohë Turqie e bënë Maqedhoni dhe tashi tre emra i ngjesin për ta bërë me një emër, për t'ia fshirë emrin e njerëzisë sonë. Kështu do bëjnë, vërtet ju thom, se kështu na hodhën fjalën se do bëjnë, me të mbaruar bastisja që trazoi njërëzinë tonë para Kërshëndellave dhe e lanë të kuptuar se sikështu do bëjnë dhe tjetër herë. Gruevski tha në TV-në "gjithëkombëtare shqiptare" Alsat-M" që t'i besojë edhe Tirana, se bastisjet bëhen ndër shqiptarë, ama nuk shkatërrojnë shqiptarët, që vjen me thënë se shkatërrojnë vetëm një palë shqiptarë, se e di nga këngë e Marko Krales, se "populli heroik shqiptar" i qoles së tij, Ahmetit, më lehtë mund të mundet me dredhi se me njëmijë topa! Dhe, më mirë mund ta bëjë këtë dredhi të ndarë në copëra dredhie, që vjen me thënë me ca bastisje që të bëjë shkatërrimin palë-palë, që të kujtojmë ne, se kështu e do Europa, se sa të bëjë shkatërrimin tonë toptan,e të marrim prap të bëjmë kryeqitje me komandantë që do na zgjedhin si na zgjodhën, e prapë të na sjellin një liri tjetër rezile si kjo, e të na marrë inat Europa! Këto tha dhe kështu tha Gruevski për të qetuar njerëzinë tonë dhe Tiranën e njerëzisë sonë që lëvdon mikun Gruevski kur është i kënaqur me besën dhe punën e qoles së tij. Dhe bënë mandej ca tiri-tiri e tere-tere të mërzitura edhe ca takbirë të ditënemitjeve të "çlirimtarit",me të thënë që "shkatërrimi" të bënet "me transparence" dhe "me kujdesje" nga anë e policies, për të shpëtuar Gruevskin dhe veten nga e rënda që mund t'ia bëjmë dhe për ta larë veten se kanë rënë "ndë pisë" dhe pisën e fshijnë me Paçavrën e Ohrisë dhe për të dëftyer se nuk është ashtu Se e zeza të Nxin si kish thënë Ali Met Ura dikur në Shkodër..! Animirë, po kjo dredhi e re dhe e moçme që po na heqin këta të dy, e ka një mesele të dijtur nga anë e njerëzisë sonë. Kjo dredhi, si i ka thënë Marko Krale Gruevskit në këngë dhe në ëndërr, dhe si e ka provuar ky gjer më tashi, shkon top fare ndër shqiptarë.
Dhe, është e dijtur se për t'u njohur kjo Maqedoni "maqedonase", e tre vilajeteve shqiptare, më 1991 u vranë 7 shqiptarë në Bit-Pazar të Shkupit dhe bënë mandej edhe ca "shkatërrime paqeje" në Radolishtë e gjithandej, për të trembur Europën se, po s'u bë njohja, vendin e mori Vardar i buçitur, dhe më parë nga Europa u tremb dhe u bind Tirana, tinëzaj njerëzisë shqiptare këtu, dhe i tha Europë me gojë dhe me dorë të vet se Maqedoni e Cërvenkovskit i ka dhënë" një kular demokratik, që vjente me thënë asohere, "një hapësirë demokratike njerëzisë shqiptare" dhe mund të njihej e para ..!
Tashi, kjo pjesë e re e dredhisë për hyrje në NATO që luhet mbi shqiptarë dhe me të ligët e tyre nga brenda si "çlirimtar" gjer më bastisjet para Kërshendellave ka bërë të jenë vrarë jo 7, por 528 me numër të saktë, si e lexuam dhe e dëgjuam këto ditë që tha prof. dr. Sejfedin Haruni, kryetari i ri i PPD-së. Janë vrarë kaq dhe ende është larg NATO-s kjo Maqedoni "maqedonase" e tre vilajeteve shqiptare,e që vjen me thënë se poturakët e guvernës do bëjnë tutje me shkatërrime e bastisje paqeje ndër shqiptarë:.i pari e di se ku është nisur të dalë dhe do bëjë të dalë dhe do dalë aty ku doli pardje me spotin e ri televiziv në CNN për "Maqedoninë-përjetësisht", që vjen me thënë me Maqedoninë-përjetësisht pa shqiptarë faqe botës dhe në gjeografi, dhe me ca qole të kësaj njerëzie në guvernat halldupe; i dyti, qoleja, që ka terratisur udhën e mendjen, nuk e di por e merr me mend se i pari do dalë ku e ka vënë mendjen të dalë, që thoitë ky, për dobi të "vëndit", si e kuptojmë ne se ky i fundit e bën për dobi të hajdutërisë, dhe kur do bëjë Gruevski shkatërrimin e fundmë të paqes ndër shqiptarë me pasaportat që do, t'ia japë djalërisë shqiptare për t'u degëdisur dhe për t,u tretur ndër Europë si tretet kripa në ujë, qoleja do t'i dalë në fund dredhisë historike që ia hoqi njerëzisë sonë dhe do të shpëtojë kokën e zënë ngushtë nga kjo dredhi dhe do zaptojë dhe do nxijë historinë si "çlirimtari" persan në luftën e lashtërishme arabo-perse që ka hyrë në histori me një nxirrje më të çuditshme në dynja për dëm të popullit vet…dhe prapë ky "çlirimtar" do kujtojë se e zeza nuk të nxinë..!!!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›