“Të urtët” nuk qetësojnë dot Ramën e Metën, e majta mbetet e copëtuar
Dorëzohen negociatorët e vjetër, që kishin marrë përsipër pajtimin e PS-së me LSI-në. Thellohen divergjencat mes dy forcave kryesore të së majtës, pas gatishmërisë së shprehur nga Edi Rama, për të bërë gjithçka që Ilir Meta të dëmtohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare
TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon që të kontestojë kalimin me votat e dy partive të mëdha të projektligjit mbi Prokurorinë e Përgjithshme. Gjatë një takimi të zhvilluar me anëtarë dhe simpatizantë të LSI në Kryevidh të Kavajës, Meta akuzoi lidershipin socialistin për qëndrime të dyfishta dhe pazare me reformën në drejtësi.
Për kreun e LSI-së pas ndryshimeve Kushtetuese “vendi është akoma edhe më tepër i rrezikuar nga pasiguria institucionale”.
“Pas 21 Prillit, natës së errët të ndryshimeve Kushtetuese, institucionet në vend janë gjithmonë edhe më të pasigurta, sepse është rrëzuar themeli i shtetit shqiptar. Shikoni PS-PD gjetën konsensusin tani në një mënyrë të çuditshme për Ligjin ‘Për Prokurorinë. Projektligji ‘Për Prokurorinë’ i kontestuar nga vetë Prokuroria dhe Shoqata e Prokurorëve nuk është gjë tjetër, por një këmbim i turpshëm për miratimin nga ana e Berishës të Kodit Zgjedhor, pa përmirësuar standardet e administrimit. Vetëm nga frika se mos LSI-ja me të drejtë do të merrte anëtarin e KQZ-së, PS-ja dha konsensus për këtë ligji, kur jo më vonë se pak ditë më parë lidershipi i saj deklaroi që nuk do e mbështeste këtë draft”, deklaroi kreu i LSI-së.
Ndërkohë, çdo ditë që kalon e bën edhe më të pashpresë ndërtimin e ndonjë ure bashkëpunimi parazgjedhor mes PS dhe LSI. Ndërsa 2 prej të “urtëve” të selisë rozë Servet Pëllumbi dhe Rexhep Meidani janë dorëzuar përballë këtij realiteti, ka pas gjasa që shkrimtari Agolli të bëjë diçka më tepër