E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojnë njohjet e premtuara

 Në fillim të këtij viti, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar se në ditët dhe javët në vijim do të vinin disa njohje nga vende të ndryshme të botës. Por për këta pesë muaj të 2013-s, Kosova e ka marrë vetëm një njohje. Edhe ajo ende nuk është zyrtarizuar. Paralajmërimet e tij dhe zvogëlimi ritmit të ardhjes së njohjeve është kritikuar nga përfaqësues të pozitës, opozitës por edhe të njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, ka vlerësuar se paralajmërimet e ministrit Hoxhaj për ardhjen e njohjeve të reja janë dëshira të tij dhe MPJ-së. “Ato janë dëshira të tyre. Ata kanë dëshirë të na njohin këto vende por realiteti është krejt ndryshe. Kisha pasur dëshirë që të hiqet kjo garë e dobët për njohje prej rendit të ditës përfundimisht”, ka thënë Buzhala.

Kosova, sipas tij, nuk është duke vuajtur prej mungesës së njohjeve por prej faktit se vetë ne nuk po e njohim veten si shtet. “Së pari duhet ta bindim veten që jemi shtet dhe të merremi me gjërat tona të brendshme, sepse gjendjen tonë nuk do ta përmirësojë aspak edhe nëse na njeh Sllovakia apo Rumania”, ka shtuar Buzhala, shkruan Tribuna. Ai ka shprehur bindjen se paralajmërimet për ardhjen e njohjeve të reja janë tendencë për prodhimin e lajmeve për media./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›