Blerim Rexha jep dorëheqje

(E plotësuar) Burimet e Indeksonline brenda AKP-së kanë deklaruar se shefi i ketij agjensioni, Blerim Rexha sapo ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit.
----
Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Blerim Rexha, nuk e ka ndërmend që t’i përgjigjet asnjë kërkese për dorëheqje, qoftë edhe nga ish-partia e tij PDK-ja, e cila kishte lobuar ta vërë atë në këtë pozitë. Zërat për dorëheqjen e Rexhës janë shtuar menjëherë pas largimit të përfaqësueses së Ambasadës së SHBA-së, Bernadette Roberts nga Bordi.
Mirëpo, persona të afërt me Rexhën kanë bërë të ditur se ai nuk do të jap dorëheqje pavarësisht presioneve që mund t’i ketë. “As partia e as kushdo tjetër nuk mund të më shkarkojë, përveç Kuvendit. Unë gjatë gjithë kohës kam qenë në vijë me ligjin dhe nuk kamë asnjë arsye të jap dorëheqje”, transmeton fjalët e Rexhës një burim i gazetës "Tribuna".
Këtë qëndrim e kanë mbështetur edhe zyrtarët e AKP-së në përgjigjen e dhënë gazetës se “Kuvendi i ka emëruar anëtarët e Bordit dhe Kuvendi është ai që merret me të emëruarit e vet”.
Në anën tjetër, Ambasada Amerikane në Prishtinë vetëm sa nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e të parit të AKP-së./Indeksonline/