EBRD: Bosnja në situatë të vështirë

Këndellja e shteteve të Ballkanit varët edhe nga kriza në Greqi, ndërsa në situatën më të vështirë aktualisht gjendet Bosnja, pasi që mos-reformimi i qeverisë së këtij vendi po vështirëson edhe marrjen e vendimeve.
Kryetari i Bankës së Evropës për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Tomas Mirov, theksoi se rritja e brengave të investuesve në lidhje me atë se a do të jetë Greqia në gjendje të financojë obligimet e veta, mund të ndikojë edhe në biznesin e bankave në Ballkan.
EBRD, së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtarë, do të punojnë për të parandaluar zgjerimin e mundshëm të krizës.
“Them se ekziston rreziku potencial, i cili duhet të reduktohet. Kemi qenë mjaft aktiv, në veçanti në sektorin financiar, ngase degët e bankave greke luajnë një rol të rëndësishëm në këto shtete”, tha Mirov.
Sipas vlerësimit të tij, në situatën më të vështirë në mesin e shteteve të rajonit është Bosnja.
“Nuk ekziston vullnet i mjaftueshëm për bashkëpunim, i cili Bosnjën do ta shndërronte në një ambient stabil dhe joshës për investime private”, nënvizoi Mirov.