Shri-Lanka ka kryer krime të luftës

Nga Express më 26 prill 2011 në ora 15:30
Gjatë hetimeve të kryera nga OKB-ja janë gjetur "prova të besueshme" se qeveria e Shri Lankës dhe Tigrat tamilë kanë kryer krime lufte, në ditët e fundit të luftimeve mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve separatistë.
Raporti fajëson qeverinë për vrasjen e "dhjetëra mijëra" civilëve, në muajt e fundit të luftimeve.
Kreu i OKB-së, Ban Ki Moon, kërkoi në vitin 2009 hetime pas fundit të luftës së gjatë mes forcave qeveritare dhe tigrave tamilë. Lufta përfundoi me humbjen e tamilëve.
Qeveria e Shri Lankës kishte kërkuar nga OKB-ja ta shtynte publikimin e raportit, pasi mund të pengoheshin përpjekjet për pajtim.