E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie paga mesatare në Kroaci

Nga Express më 26 prill 2011 në ora 16:00

Sipas të dhënave paraprake të fondit shtetëror për statistika, paga mesatare mujore neto në Kroaci në shkurt ka qenë 712 euro.

Kjo paraqet një rënie prej 1.9 për qind në krahasim me muajin janar dhe kjo nënkupton se në Kroaci për të tretin muaj me radhë paga mesatare mujore ka shënuar rënie.

Analistët theksojnë se ky trend do të vazhdojë edhe më tutje, duke pasur parasysh rrjedhat negative në treg.

Sipas të dhënave të fundit ekzistuese për vitin 2010, në mesin e shteteve të rajonit, pagën më të madhe bruto e kanë ende sllovenët, me një pagë mesatare prej 1496 euro.

Pason Kroacia më 1054 euro, ndërsa pagat më të vogla mujore bruto janë shënuar në Bullgari (353 euro) dhe Rumani (460 euro).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›