E Shtunë, 31 Tetor 2026

Carter në Phenian

Nga Express më 26 prill 2011 në ora 14:30

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, së bashku me tre ish-kryetarë shtetesh dhe qeverish kanë arritur në Korenë e Veriut, në përpjekje për të ulur tendosjet në Gadishullin e Koresë.

Grupi që njihet si "Pleqtë" dëshiron të bisedojë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Ilin dhe djalin e tij, që besohet të jetë dhe trashëgimtari i tij politik. Kërkesa kryesore është rifillimi i bisedimeve mes dy Koreve.

Vizita treditore e Carterit dhe kolegëve të tij vjen në kohën kur pritet rifillimi i bisedimeve për çarmatim, nga të cilat Pheniani u tërhoq në vitin 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›