E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si mbeti Bin Ladeni pa para?

Nga Express më 26 prill 2011 në ora 16:30

Gazeta amerikane “Washington Post” shkroi se udhëheqësi i Al Qaidës, Osama Bin Laden, kishte mbetur pa asnjë para në xhep, pasi që i shpëtoi bombardimit nga ana e amerikanëve të rajonit Tora Bora, në Afganistan, në dhjetor të vitit 2001, sa që u detyrua t’i kërkoj një borxh prej 7 mijë dollarë, njërit prej truprojave të tij.

“Këtë shumë, Bin Ladeni truprojës së tij ja ktheu një vit më vonë”, shkroi gazeta.

Këto detaje u publikuan nga faqja “Wikileaks”, e cila përshkruan gjithashtu pothuajse me saktësi se si Bin Ladeni arriti të arratiset nga Tora Bora.

Sipas dokumentit, Bin Ladeni, dora e tij e djathtë, Ayman Al Zavahri dhe disa udhëheqës tjerë të Al Qaidës ishin strehuar në sistemin e shpellave në Tora-Bora, në brezin kufitar mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Por përderisa amerikanët po bombardonin dhe ishin të mbushur përplot shpresë se do ta kapnin Bin Ladenin, udhëheqësi i Al Qaidës mbante fjalime të zjarrta para ithtarëve të tij.

Se ku po strehohen tani Bin Ladeni dhe Al Zavahri, këtë nuk e di askush, por besohet se ai po strehohet diku në rajonet fisnore në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›