E Shtunë, 31 Tetor 2026

ECB e gatshme të ndihmojë

Udhëheqësia e re e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) po dërgon sinjale të qarta se është e gatshme që të ndërmarrë hapa më të fuqishëm për të luftuar krizën e borxheve në Evropë, natyrisht, nëse javën që vjen liderët politikë evropianë pajtohen për kontrolle më të rrepta të buxhetit në Eurozonë.

Këto paralajmërime erdhën vetëm një ditë pasi që bankat kryesore botërore ndërmorën veprime të përbashkëta për të siguruar një financim më të lirë të dollarit për bankat e “uritura” evropiane.

Kryetari i Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Mario Draghi, ndërkohë fol;i për një gjendje të errët të gjendjes së sistemeve bankare në Evropë. Derisa po fliste para Parlamentit Evropian, Draghi nënvizoi se bashkimit ekonomik e monetar i nevojitet një rishqyrtim i rregullave fiskale, por edhe një përkushtim i përbashkët i qeverive të Eurozonës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›