E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka më arsyetime për Bayernin

Bayern Munich duhet të mposhtë rivalin Werder Bremen të shtunën, pasi futbollistët kanë mbetur pa arsyetime pas tri humbjeve në pesë ndeshjet e fundit në ligë, ka paralajmëruar presidenti i klubit, Uli Hoeness.

Bayern ka rënë në pozitën e tretë në Bundesligës pas dy disfatave të njëpasnjëshme.

“Do të jetë ndeshje e vështirë të shtunën, por pres që futbollistët të rikthehen nga humbja e javës së kaluar. Nuk ka më arsyetime”, tha Hoeness për mediet gjermane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›