E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria në prag të luftës civile, arrin në 4 mijë bilanci i viktimave

Sot është bërë publik lajmi për bilancin e protestuesve që kanë humbur jetën që nga koha kur kanë nisur protestat kundër regjimit në Siri. Lajmi është bërë publik nga komisari i lartë i Onusë për të drejtat njerëzore, Navi Pillay i cili ka shpallur edhe alarmin. Në deklaratën e tij të dhënë për shtyp, Pillay ka thënë se numri i të vdekurve nga përleshjet mes forcave ushtarake të regjimit dhe protestuesve, ka arritur në 4 mijë.

Por, Navi Pillay sqaron se ky numër nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, pasi shifrat flasin për më shumë të vrarë. Lajmi është publikuar në prag të një takimi special të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Onu, ku pritet të flitet për situatën në Siri. Shifrat alarmante flasin për fillimin e një lufte civile.

Siria ka kundërshtuar thirrjet e herëpashershme të ndërkombëtarëve, që të ndalë dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe të formohet një qeveri tranzicioni deri në zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›