E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano merr mbeshtetje nga Dule per Presidencen

Në vijim të takimeve me kryetarët e partive parlamentare për të marrë mbështetjen e tyre për të kandiduar në postin e presidentit të Republikës ish-lideri socialist Fatos Nano ka marrë sot mbështetjen e kryetarit të Partisë së Bashkimit dhe të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule.

Në përfundim të takimit em kreun e PBDNJ-së Nano tha se procesi për zgjedhjen e presidentit po gjeneron më tepër konsensus dhe është në mbështetje me detyrat për t’u anëtarësuar në BE. Sipas tij zgjedhja konsensuale e presidentit është ajo që i duhet vendit.

Nga ana e tij kreu i PBDNJ-së ka shprehur mbështetjen e palëkundur për kandidaturën e Fatos Nanos për president.
“E kemi mbështetur Nanon që në momentin e parë të manifestimit të kësaj iniciative dhe është kënaqësi të konstatojmë se ai ka gjeneruar një proces dhe zhvillime pozitive për vendin, një dialog është në zhvillim dhe ato energji pozitive që ishin në fjetje janë rigjeneruar duke kontribuar në atë që të gjithë duam”- tha Dule.

Takimi i sotëm i Nanos me Dulen vjen një ditë pas takimit me Kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, ndërsa shumë shpejt pritet takimi me Berishën dhe Mediun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›