E Shtunë, 31 Tetor 2026

ECOWAS, embargo armësh ndaj Guinesë

Organizata e shteteve te Afrikës Perëndimore ose siç quhet ndryshe Ecowas ka marrë vendimim unanim për vendosjen embargos së armëve ndaj Guinesë. Liderët politik të këtyre shteteve kanë analizuar situatën e këtij vendi dhe kanë arritur në përfundimin se junta ushtarake në shtetin afrikan të Guinesë po bëhet shumë agresive ndaj popullsisë civile dhe asaj opozitare. Ecowas vendosi që të ndalohet kategorikisht çdo lloj tregtie armësh me këtë vend.
Në datën 28 shtator, mijëra protestues opozitarë u mblodhën në stadiumin e Konakrit, në kryeqytetin e vendit, duke kundërshtuar kandidaturën e kreut të juntës ushtarake për në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në janar të vitit 2010. Gjatë manifestimit opozitar ushtria qeveritar gjuajti me armë në drejtim të protestuesve duke shkaktuar një tragjedi, vrasjen e mbi 150 personave si edhe plogosjen e qindra të tjerëve.
Gjatë javës së kaluar, Hillary Clinton, sekretarja e shtetit në SHBA, e dënoi ashpër vrasjen masive që u krye gjatë tubimit opozitar në Konakri. Madje Clinton pohoi se ajo kishte bërë një kërkesë OKB-së për të rishikuar marrëveshjet e këtij vendi me instuticionet tjera ndëkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›