E Shtunë, 31 Tetor 2026

E.Coli nga bishtajat. Te dhenat e reja nga Gjermania

Të dhënat e reja të publikuara në Gjermani fajësojnë bishtajat si burimin e shpërthimit të bakterit vdekjeprurës E.Coli. Konfirmimi është bërë nga Reinhard Burger, kreu i qendrës gjermane për kontrollin e sëmundjeve. Zyrtarët fillimisht fajësuan trangujt për shpërthimin e E.Coli, që deri tani u ka marrë jetën 29 personave. Sipas tij edhe pse nuk ka analiza të tjera, hetimi epidemiologjik i modelit të shpërthimit kishin paraqitur prova të mjaftueshme për të arritur në këtë përfundim.

Rreth 3.000 persona janë prekur nga bakteri vrasës. Rreziku ekziston që të prekurit të zhvillojnë sindromën uremike hemolitike ku bakteret sulmojnë veshkat dhe sistemin nervor. Sipas autoriteteve nuk pritet të ketë shtim të mëtejshëm të rasteve  të të prekurve të cilat  o të vijnë duke u ulur.

Në një tjetër zhvillim, Rusia hoqi ndalimin mbi importet e perimeve të BE-së. Heqja e ndalimit rus u njoftua pas bisedimeve mes zyrtarëve të lartë të BE duke përfshirë edhe kreun e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, me  homologët rusë në qytetin rus të Nizhny Novgorod.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›