E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Vleresojme vendimin e Kolegjit

"Ne e dimë se qytetarët mezi presin mbylljen e procesit zgjedhor në Tiranë dhe i falenderojmë ata për maturinë dhe qetësinë e treguar gjatë procesit, ndërkohë që pala tjetër ka ndërmarrë një fushatë presionesh politike për të influencuar Kolegjin Zgjedhor.

Shprehemi të bindur se vendimet politike duhen ndërmarrë bazuar në ligj dhe të pandikuara nga presioni politik. Megjithatë, është rëndësishme të rikujtojmë se Rama ende s'i është përgjigjur pyetjes që shpesh i kemi drejtuar.

Pse nuk dëshironte zoti Rama që çdo votë të numërohej? Pse nuk donte zoti Rama që zëri i çdo qytetari të dëgjohej?"-tha këshilltarja e PD-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›