Real- Inter shkembim Maicon- Kaka

Merkato e futbollit evropian ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë, ndërsa që tani në listat e skuadrave më të mëdha qarkullojnë emrat e disa futbollistëve të famshëm si Ricardo Kaka, Maikon, Aguero dhe Cesk Fabregas. Gjithsesi, ai që po trondit merkaton është Reali i Madridit dhe padyshim trajneri i tij Jose Mourinho.
Trajneri portugez vazhdon të kërkojë me ngulm mbrojtësin e Interit, Maikon. Vetë futbollisti i kombëtares braziliane ka shfaqur hapur dëshirën e tij për t’u tranferuar në Madrid, por ky operacion ka kosto të lartë. Inter nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej lojtarët më të mirë në rolin e tij, të paktën pa një ofertë të mirë nga ana e skuadrës spanjolle, por në fushë ka zbritur Mourinho, i cili ruan një raport të shkëlqyer me klubin zikaltër.
Sipas mediave italiane, trajneri i ka propozuar një shkëmbim të bujshëm ish-skuadrës së tij, duke ofruar Ricardo Kaka. Fantazisti brazilian do të rikthehej në Seria A në formë huazimi, ndërsa ky transferim mund të jetë më i bujshmi në këtë merkato.
Ndërkohë, Reali i Madridit kërkon edhe sulmnuesin argjentinas Kun Aguero. Ky i fundit është gati të kalojë në urdhërat e Mourinhos, por një pengesë e madhe është për këtë tranferim është kërkesa e Atletikos së Madridit, që kërkon 75 milionë euro. Një tjetër tratativë e bujshme e merkatos evropiane është ajo mes Barcelonës dhe kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas.
Mesfushori spanjoll është në krye të listës së kampionëve të Spanjës dhe Evropës, që jani gati të paguajnë kartonin e një prej lojtarëvë më të mirë të momentit.
Nertan Prifti