E Diel, 1 Nëntor 2026

E.Coli prek restorantet edhe 17 te prekur ne Gjermani 1 2 3 4 5 2 vota

Edhe 17 vetë të tjerë janë prekur nga Esheria Coli pasi konsumuan ushqim në një restorant të qytetit Lybek, në veri të Gjermanisë.  Pronari i dyqanit është shprehur me dhembje për këtë  fakt që e quan dhe një goditje për biznesin e tij.
Lexo të plotë ...   Protestat kundër Al- Asad, 63 të vdekur nga bombardimet 1 2 3 4 5 (1 votë) e shtunë , 04 qershor 2011 Në protestat në Siri kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Asad janë vrarë 63 persona. Lajmin e kanë bërë të ditur burime të opozitës sipas të cilave represioni në Hama u ka kushtuar jetën 50 personave. Të gjithë të vrarë nga forcat e sigurisë sipas organizatës për të drejtat e njeriut "Savasiah". Në qytetin Rastan ushtarët qëlluan kundër civilëve duke vrarë shtatë vetë.
Lexo të plotë ...   Helikopterë mbi Gedafin. NATO sulmon me Apache dhe Gazelle 1 2 3 4 5 (3 vota) e shtunë , 04 qershor 2011 Në Libi hyjnë në veprim helikopterët luftarakë. NATO ka njoftuar se për herë të parë ka përdorur helikopterët për sulmet kundër objektivave të kolonel Gedafit. Aleanca Atlantike, përmes një komunikate ka njoftuar se “helikopterët sulmues nën udhëheqjen e NATO-s, janë përdorur për herë të parë më 4 korrik 2011 në operacionet ushtarake mbi Libinë”.
Lexo të plotë ...   Blindohet interneti, FBI nis hetimet ndaj hakerave 1 2 3 4 5 (2 vota) e premte , 03 qershor 2011 Washingtoni rishikon masat e sigurisë kibernetike, ndërsa vlerëson rrjedhjen e të dhënave personale për shkak të sulmeve të hakerave kineze që sipas Google kishin arritur të hynin në mijëra llogari personale në g-mail që u përkisnin edhe zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane. Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilary Clinton deklaroi se akuzat ishin tejet serioze e se hetimet kishin filluar në bashkëpunim me FBI-në.
Lexo të plotë ...   Zjarr në depo armësh, evakuohen 28 mijë persona në Rusi 1 2 3 4 5 (1 votë) e premte , 03 qershor 2011 Zjarri i shpërthyer në një depo armësh në Rusinë Qëndrore çon në evakuimin e detyruar të 28 mijë personave. Depoja ndodhet në afërsi të qytetit Izhevsk, në rajonin Volga. Autoritetet ndërkohë, janë angazhuar për të vënë nën kontroll flakët në depon ku ruhen afro 10 mijë tonë armatime.

Lexo të plotë ...   Infektohet SHBA, bakteri kapërcen oqeanin 1 2 3 4 5 (0 vota) e premte , 03 qershor 2011 Frika nga bakteri vrasës i E.Coli-t pushton Europën, ndërsa  rastet e para të të prekurve janë lokalizuar dhe përtej oqeanit në  Shtetet e Bashkuara. Së paku tri raste të infektimit me bakteren vdekjeprurëse E.Coli, që shpërtheu në Europë, janë raportuar në Shtetet e Bashkuara. Të tre njerëzit, që mendohet se janë të infektuar, aktualisht kishin udhëtuar në Gjermani, vend ky që është kthyer në qendër e shpërthimit të infektimit në Europë.

Lexo të plotë ...   Dhuna në Siri, Clinton: Asad humbi legjitimitetin 1 2 3 4 5 (1 votë) e premte , 03 qershor 2011 Sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Clinton, ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes shteteve për të vepruar ndaj shtypjes me dhunë të protestave antiqeveritare në Siri, nga ana e presidentit, Bashar al-Assad. Clinton tha se Asad e ka humbur tashmë legjitimitetin.

Lexo të plotë ...   Gara për president, republikani Romney përballë Obamës 1 2 3 4 5 (0 vota) e premte , 03 qershor 2011 Ish-governatori i Massachusetts, Mitt Romney hyn në garën e kandidatëve republikanë për të konkurruar përballë Obamës në zgjedhjet presidentciale të vitit të ardhshëm. Në fjalimin e tij të parë në këtë cilësi, Romney ka deklaruar se presidenti Obama e ka zhgënjyer Amerikën.

Lexo të plotë ...   Protesta në Spanjë, perime para konsullatës gjermane 1 2 3 4 5 (0 vota) e premte , 03 qershor 2011 Epidemia e Esheria Koli sjell protestat e para, ndërsa rreth 50 fermerë spanjollë kanë flakur grumbuj me fruta dhe zarzavate në hyrje të konsullatës gjermane në qytetin e Valencias. Ata protestuan për deklaratat e autoriteteve gjermane që fajësuan trangujt e importuar nga Spanja si shkatarë të përhapjes së bakterit vrasës.

Sipas fermerëve, prodhimet e tyre tashmë nuk kanë vlerë, e për më tepër ata kanë pësuar humbje të mëdha. Ndërkaq, shkencëtarët në Gjermani mbeten ende në errësirë në lidhje me origjinën e bakterit, që siç u njoftua më herët, përbën një specie të re bakteorologjike, një mutacion mes dy llojeve të ndryshme të Esheria Koli.

Ekspertët kinezë që edhe ata janë duke studiuar rastin, thanë se bakteri i ri përmban gjene që e bëjnë rezistent ndaj disa klasave të antibiotikëve.   Fakte të reja, Salvator Alende është ekzekutuar 1 2 3 4 5 (1 votë) e enjte , 02 qershor 2011 Kili tenton të hedhë dritë mbi krimet e diktaturës se Augusto Pinocetit, ndërsa heton mbi vdekjen misteriore të ish-presidentit. Salvator Alende mund të mos jetë vetëvrarë. Hipotezat bëhen edhe më prezente pak distë pas zhvarrosjes së trupit të presidentit kilian që ndërroi jetë më 11 shtator 1973.

Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›