E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiri vullkanik pezullohen fluturimet ne Australi

Reja e hirit e shkaktuar nga vullkani në Kili pezullon udhëtimet ajrore në Australi. Qantas Airways dhe Virgin Australia anulluan të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë Sidneit si dhe nga qytete të tjera të rëndësishme për të paktën 48 orë.

Qantas tha se fluturimet ndërkombëtare do të prejken nga vonesa e disa prej tyre janë devijuar.  Janë shmangur kështu  fluturime nga qytete të Afrikës së Jugut dhe Singapori ndërsa janë anulluar dhe të paktën gjashtë fluturime nga Australia dhe Zelanda e Re.

Nga pezullimet janë prekur më shumë se 200 fluturime e të paktën 20.000 pasagjerë.  Retë e hirit kanë udhëtuar më tepër se 4.000 km në 24 orë drejt juglindjes së Australisë për shkak të erërave të forta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›