E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazira ne Belfast. Rikthehet dhuna sektare

Në Belfast rikthehet dhuna. Të shtëna u dëgjuan gjatë trazirave sektare mes protestantëve dhe katolikëve gjatë natës  bënë të ditur burime policore ndërsa politikanët vendorë e përshkruan si incidentin më të rëndë të këtij lloji gjatë dekadës së fundit. Qindra të rinj, një pjesë e mirë e të cilëve me fytyra të mbuluar hodhën gurë dhe bomba molotov në një enklavë katolike në  lindje të Belfastit ku mbizotërojnë protestantët.

Politikanët nga secili komunitet akuzuan si shkakatarë të dhunës palën tjetër. Sipas kreut te Partisë Nacionaliste Sinn Fein në trazira ishin përfshirë me tepër se 100 anëtarë të Forcave Vullnetare të  Ulster.

Qindra të plagosur morën trajtim në spitale bënë të ditur burime mjekësore të cilat konfiruam se megjithatë nuk ka pasur të plagosur rëndë. Dhuna vjen në prag të sezonit të paradave protestante në Irlandën e Veriut kohë gjatë së cilës nuk mungojnë incidentete e dhunshme.

Irlanda e Veriut për më shumë se tre dakada është karakterizuar nga "trazira" të dhunshme mes lojalistëve , kryesisht protestantët, të cilët duan që të jenë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe republikanëve kryesisht katolikët, të cilët përqafojnë idenë e një Irlande të bashkuar.

Një marrëveshje paqeje më 1998 i hapi rrugën një qeverie uniteti mes republikaneve dhe luajalisteve . Dhuna ka rënë gjatë viteve, por ne vend veprojnë ende grupe të armatosura disidente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›