E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si e lexojne mesazhin Beja Kerkuan njohje te rezultatit

Kryetari i delegacionit shqiptar në Bruksel, Fatos Beja ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të lartë europian lidhur me zgjedhjet e 8 majit. Respektimi i institucioneve të pavarura dhe njohja e vendimit të gjykatave janë konkluzioni me të cilin erdhi në Tiranë delegacioni shqiptarë i cili ndodhej për një takim dy ditor me eurodeputetët në Bruksel.

“Përgjithësisht u vu theksi mbi funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e respektimit të tyre, zbatimit të ligjit. Nëse shikoni të gjitha raportet, të gjitha shprehjet e ndërkombëtarëve, ata këmbëngulin në mënyrë të përhershme në respektimin e ligjit, Kushtetutës, institucioneve”-tha Beja.  

Ndërsa deputetja Mesila Doda, komentoi debatet me europarlamentaren Tanja Fajon lidhur me çështjen Griselda.

“Besoj se është një nga ato histori që ka në vetvete si elementë komikë edhe elementë tragjikë. Nga ana tjetër, besoj se do duhet një përgjegjshmëri më e madhe nga ana e njerëzve që marrin përsipër të bëjnë politikën që të informojnë ndërkombëtarët dhe do duhet që të gjithë ne të kemi një kod komunikimi që jo vetëm respekton ndërkombëtarët, respekton miqtë e Shqipërisë por respekton mbi të gjitha vendin tënd, Shqipërinë dhe shqiptarët”-tha deputetja e PD-së, Mesila Doda.   

14 deputetët shqiptarë mbërritën nga Brukseli në Tiranë pas një vizite dy-ditore të mërkurën në mbrëmje.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›