E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie dekreti PD vote kunder Manjola Bejlerit

Ashtu siç pritej, Manjola Bejleri nuk ka mundur të kapërcejë votimin në kuvend, për të siguruar mandatin e gjyqtares së lartë. Kanë qenë 64 deputetë të cilën kanë votuar kundër dekretit të presidentit për kryetaren e shoqatës së gjyqtarëve, ndërsa ka mundur të marrë votat pro të 4 deputetëve të LSI-së Meta, Naço, Tavo dhe Koka. Abstenuan për këtë përzgjedhje të kreut të shtetit 4 nga deputetët e maxhorancës, demokrati Gazmend Oketa dhe aleatët Mediu, Tahiri dhe Idrizi.

“Për emërimin e zonjës Manjola Bejleri në detyrën gjykatësë në Gjykatën e Lartë kanë votuar 4 deputetë pro dekretit, 64 kundër dhe 4 deputetë kanë abstenuar. Për pasojë, kuvendi nuk jep pëlqimin për emërimin e zonjës Manjola Bejleri në detyrën e gjykatëses së lartë”-tha deputeti Viktor Gumi.

Gjatë votimit nominal kanë marrë votat e të gjithë të pranishmëve në sallë 2 kandidaturat e tjera të presidentit për gjykatën e lartë, Shkëlzen Selimi dhe Edmond Islamaj, ndërsa u la për një seancë tjerër votimi i Fatmir Hoxhajt si anëtar i kushtetueses.

”Morën pjesë 72 deputetë në votim. Reziltati ishte 72 pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim”-theksoi Gumi.

Fati i kandidaturave të presidentit u bë i ditur që në mbledhjen e komisionit të ligjeve menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretet presidenciale. Kuvendi vendosi t’i kthejë mbrapsht presidentit 3 nga 4 kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese, duke çuar për votim vetëm Fatmir Hoxhën.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›