Tafaj premton qendrën e parë të studimeve ballkanike në Gjirokastër
e mësuesve në gjuhën greke në universitetin "Eqrem Çabej, krijon shanse për ngritjen e një qendre potenciale për studime ballkanike e para e këtij lloji në Shqipëri. Këtë ide mjaft befasuese për stafin pedagogjik dhe rektoratin e Universitetit të Gjirokastrës, Tafaj e ka bërë prezent ditën e djeshme në konferencën shkencore me titull Procesi i Bolonjës një realitet tashmë i prekshëm, sfidat për tu zgjidhur organizuar nga stafi pedagogjik i Universitetit të Gjirokastrës. Gjate këtij takimi Ministri Tafaj ka vënë në dukje krijimin e një profili konkurrues si kusht për ardhshmërinë e universiteteve në mbarë vendin. Krijimi i profesoratit dhe sfecifikimi i një profili konkurues në treg, do të sigurojë jetëgjatësinë dhe interesin për universitetin e Gjirokastrës tha Tafaj ditën e djeshme Duke diskutuar mbi sfidat e procesit te Bolonjës për universitetet me profil pedagogjik, ministri ka inkurajuar Universitetin Eqerem Çabej për të përfituar kurse studimesh në këtë fushë dhe të ardhurat që krijohen, të përdoren në interes të tij duke bërë prezent shansin mbi fuqizimin dhe kërkimin shkencor ne albanologji. Universiteti i Gjirokastrës për herë të parë këtë vit ka të miratuar një program Master në arkeologji dhe administrim të pasurive arkeologjike, ndërsa sipas rektorit Gëzim Sala, synohet edhe zyrtarizimi i studimeve të nivelit të dytë dhe të tretë në fusha të tjera.
Last Updated on E Marte, 23 Mars 2010 22:50