E Diel, 1 Nëntor 2026

EHEC me shume raste infektimi por dhe me shume njohuri per patogjenin

Si arrijne bakteriet e rrezikshme EHEC te kastravecat domatet dhe sallatat Autoritetet jane ne kerkim te shkaqeve qe kane cuar ne numrin e larte te infeksioneve dhe madje dhe ne disa raste vdekjesh ne Gjermani. Sipas Ilse Aigner ministre e Ushqimit Bujqesise dhe Mbrojtjes se konsumatorit ka shume sinjale por nuk eshte gjetur akoma rrugedalja.

Ne perballemi te gjithe me nje sfide te madhe duhet te mbledhim qindra deri mijera gure mozaiku nga Gjermania dhe nga jashte vendit per te na krijuar nje veshtrim te pergjithshem qe te na jape nje pergjigje te qarte per pyetjet lidhur me shfaqjen e ketij infeksioni.

Rreziku ende i pranishem - burimi i infeksionit aktiv

Nderkohe me perjashtim te Saksonise dhe Brandenburgut jane te prekura te gjitha landet gjermane ne radhe te pare ato gjermanoveriore. Me shume se 370 raste te semundjes jane konfirmuar zyrtarisht ketyre i shtohen edhe shume raste te dyshuara. Ministri gjerman i shendetesise Daniel Bahr keshillon qe te lahen mire duart dhe perimet sepse rreziku eshte ende prezent.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministri gjerman i Shendetesise Daniel Bahr. Si rezultat per fat te keq pritet rritja e numrit te rasteve -tha ministri Bahr.

Spitalet ne veri te Gjermanise te mbingarkuar

Semundja prek pothuajse vetem te rriturit dhe shume shpesh grate. Jo te gjithe pacientet te infektuar me patogjenin EHEC jane ne rrezik jete por shume perballen me dhimbje te forta me diare me gjak dhe me nderprerjen e funksionimit te veshkave. Kjo eshte nje sfide per mjeket thote profesor Reinhard Burger shef i institutit Robert Koch

Ne Gjermanine e Veriut ka patur raste aq te veshtira semundjesh saqe ka qene e domosdoshme dializa ose hemodializa. Ketu spitalet ishin te mbingarkuara dhe kane qene te detyruar te dergojne paciente ne spitalet fqinje. Kapacitetete per perkujdesje mjekesore intensive nuk ka me.

Bakteriet EHEC transferohen nga kafsha tek njeriu permes ushqimit apo ujit te ndotur me fekale te kafsheve. Se si patogjeni ka arritur tek ushqimet mbetet ende enigme. Ekipet e institutit Robert Koch pyesin vazhdimisht pacientet se cfare kane ngrene.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift A jane trangujt spanjolle burimi i vertete i infeksionit Deme te medha ekonomike per prodhuesit e perimeve

Ne Gjermanine e Veriut dyshohet se jane konsumuar domate kastraveca dhe sallata te ndotura me mikrobin e zorreve. Ne se eshte fjala per perime te prodhuara ne Gjermani apo te importuara nga jashte nuk eshte e qarte. Qe kur instituti Robert Koch ka keshilluar qe te mos konsumohen domate kastraveca dhe sallata shitja e tyre ka rene ne menyre dramatike. Me gjithe kritiken e bujqve instituti mbetet te rekomandimi i tij dhe ka mbeshtetjen e plote te ministres Ilse Aigner

Keto udhezime sidomos per llojet e perimeve qe vijne nga Gjermania e Veriut mbeten ne fuqi derisa te mos jete zbuluar shkaku i vertete i infeksionit dhe per sa kohe na duhet te pranojme se burimi i infeksionit eshte akoma aktiv.

Jo vetem bujqit ne veri te Gjermanise jane te zemeruar edhe qeveria spanjolle eshte e indinjuar sepse autoritetet gjermane kane konsideruar fillimisht trangujt spanjolle si burimin e mundshem te infeksionit. Ministrja spanjolle e Bujqesise Rosa Aguilar kerkon tani kompensime per humbjet e eksportuesve spanjolle te perimeve.

Ne jemi te zhgenjyer me menyren se si Gjermania ka vepruar me kete situate citohet ministrja. Keshtu perhapja e EHEC-it ne Gjermani merr edhe dimensione te politikes se jashtme.

Autor Nina Werkhaumluser / Angelina Verbica

Redaktoi E.Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›