Shpargullin gjerman e shkulin polaket ate polak ukrainasit

Me vrull e hap Oleg Strihulski mbulesen bardhezi. Poshte saj tek tuk sheh ndonje koke te vetmuar shpargulli qe ka dale mbi siperfaqen e tokes. Olegu i dallon kercejte e shpargjeve edhe aty ku nuk duken. Nga disa carje te holla ne siperfaqen e tokes ai e kupton se ku eshte rritur bima. Andej nga vjen ai shpargulli nuk njihet fare. laquoUne jam nga Ukraina dhe aty nuk ka shpargje. Por kjo pune mua me pelqen. Qe prej tre vjetesh vij ketu dhe shpresoj qe keshtu do te vazhdoje.raquo
Qe nga ora gjashte e mengjesit Olegu eshte duke shpuar token per te nxjerre shpargje. Ne fakt ai eshte shofer kamioni per nga profesioni por ne fshatin e tij qe eshte ne kufi me Polonine nuk ka pune per te. Te ardhurat ai i siguron vetem nga puna sezonale ne Poloni. Rreth dy muaj zgjat vjelja e shpargullit shtate dite ne jave ai kalon duke shpuar token nganjehere rri i kerrusur edhe 12 ore ne dite ne varesi te sasise se shpargullit. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shpargujt ne Gjermani i mbledhin punonjesit sezonale nga Polonia
Bujku qe e ka marre ne punen Olegun quhet Pawel Witkowski nje burre me mustaqe te dendura trupholle e duar te medha e te fuqishme. Qe prej tre vjetesh ai puneson ukrainasit si vjeles ne sezonin e shpargullit. laquoAta flene ketu tek une sepse keshtu jam i sigurt qe ne mengjes me te vertete dalin ne are. Nuk ka shume punetore polake qe kane deshire te bejne nje pune te tille sezonale.raquo
Bote se prapthi. Ne Gjermani jane shume te kerkuar punetoret sezonale nga Polonia. Ne Volshtin Wolsztyn qytezen ku jeton Witkowsky thuajse gjithe brezi i ri eshte larguar ne emigracion rrefen ai. Nuk eshte cudi qe shume syresh te jene tani duke shpuar arat shpargjeve ne Gjermani ndersa bujqit e Volshtines jane te detyruar te marrin ne pune ukrainas. Kush do te punoje seriozisht shkon aty ku fiton me shume thote Witkowsky.
laquoPo te fitonin polaket ketu aq sa ne Gjermani asnje nuk do te largohej. Tek ne thone Puno ne Gjermani jeto ne Poloni. Ukrainasit jane ne te njejten gjendje. Me parate qe fitojne ne Poloni ata mund te jetojne ndoshta tete muaj ne Ukraine.raquo Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne Gjermani jane shume te kerkuar punetoret sezonale nga Polonia
Nje ndihmes-vjeles polak ne Gjermani fiton te pakten 6 euro e 40 cent ne ore. Nje punetor sezonal ukrainas ne Poloni e ka oren e punes te llogaritur ne euro perafersisht 140. Kur sezoni ecen mire ata arrijne te mbledhin me se shumti gjithsej 1400 Euro. Fjetjen dhe ushqimin ua heq bujk Witkowski.
Luba Krailo eshte nje natyre gazmore. Asaj i pelqen puna ne are e gezohet si femije kur e gjen shpargullin te pjekur ashtu sic duhet ndash megjithese i ka kaluar te 60at. Luba Krailo eshte pensioniste ne Ukraine. Si ish-mesuese ajo merr nje pension prej rreth 60 euro ne muaj.
laquoAto nuk me dalin per te jetuar. Ato ikin te tera per rryme e telefon. E me se te jetoj une Puna ketu eshte e mire. Une ne fakt jam qytetare por ia mora doren shpejt punes ne are.raquoBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ndersa bujqit e Polonise jane te detyruar te marrin ne pune ukrainas
Ne oborrin e Pawel Witkowsky-t mblidhen cdo dite deri ne tete tone shparguj. 90 perqind e tyre menjehere nisen per ne Berlin dhe pellgun e Rurit. Fale dashurise se madhe te gjermaneve per shparguj polaku Witkowsky dhe ukrainasit qe punojne ne 32 hektaret e tij arrijne te sigurojne mbijetesen. Prandaj edhe Olegu Luba dhe karvani i meditesve endacake ukrainas do te vijne ketu serish vitin e ardhshem.
Autor Nadine Wojcik / Anila Shuka
Redaktoi Aida Cama