EKONOMIA E DYTë Më E MADHE Në BOTë HYN Në PERIUDHëN E RECESIONIT
Recesioni mund të konsiderohet tashmë edhe
fenomeni më i fundit i ekonomisë japoneze. Sipas
shifrave, ekonomia ka hyrë në një fazë tkurrjeje
dhe në situatën më të vështirë që nga viti 2001. Ekonomia
e dytë më e madhe e planetit ka shënuar shifra
të ulëta për dy tremujorë radhazi. Sipas ministrit japonez
të Ekonomisë, kjo situatë do të vazhdojë për sa
kohë që rritja globale do të shënojë shifra negative.
Ndërkohë, javën e kaluar situata japoneze u parapri
nga recesioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe
në Eurozonë. "Duhet të kemi parasysh se kushtet
ekonomike mund të përkeqësohen për sa kohë që
kriza financiare thellohet në Shtetet e Bashkuara dhe
në Evropë", ka bërë të ditur ministri japonez. Kriza
botërore ka ndikuar në ekonominë japoneze, duke i
ulur ndjeshëm eksportet. Tashmë as që mund të
parashikohet se kur do të vijnë ditët e mira për ekonominë
që konsiderohej si një nga më të fortat dhe të
shëndetshmet në botë, pavarësisht disa krizave të
rënda bankare të viteve të shkuara