Ekstradohet nga Italia 28 vjecari shqiptar

Ekstradohet nga Italia 28 vjecari Xhemal Korra. Ai ishte denuar me 16 vjet burg nga Gjykata e Krimeve te renda, nen akuzen e trafikimit te femijeve ne bashkepunim.
I riu se bashku me te atin Xhemal Korra, gjate periudhes 1999-2000, ka trafikuar ne Greqi te miturit dy te mitur, me qellim shfrytezimi si lypesa.
Te ardhurat qe siguronin duke lypur te miturit ua jepnin dy familjareve, qe ushtronin mbi ta dhune fizike dhe psikike.
Shfrytezimi ka vazhduar per dy vjet dhe ne disa raste jane kapur nga policia e jane derguar ne Shqiperi. Ekstradimi i Korres u be i mundur fale bashkepunimit te Interpol Tiranes me homologet e Romes.