E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis gjyqi ndaj fajtorëve të vrasjes së Politkovskajas

Tri persona kanë dalë në gjyq
në Moskë me akuzën e përfshirjes
në vrasjen e gazetares së
famshme ruse, Anna Politkovskaja,
në vitin 2006. Gjyqi do
të jetë i hapur për publikun e
gjerë. Ndërkohë, vrasësi mbetet
ende në arrati. Për sa u përket
mbështetësve të gazetares, ata
nuk kanë besim se do të dalë
ndonjë gjë në dritë nga ky gjyq
dhe mbi të gjitha do të vazhdojë
të mbetet mister urdhëruesi dhe
arsyet e vërteta të vrasjes së
gazetares së famshme. Ende nuk
janë bërë të ditura akuzat ndaj
personave të kapur, por dihet se
ata do të akuzohen për pjesëmarrje
në vrasje e jo vrasje të drejtpërdrejtë.
Gjyqi është kërkuar
nga të afërmit e gazetares, që të
jetë i hapur për publikun dhe mediat,
në mënyrë që të shmangen
të gjitha manipulimet dhe makinacionet
e mundshme të një gjyqi
si ky. Për mbështetësit e
gazetares nuk bëhet fjalë për një
gjyq të mirëfilltë, por për farsën
e radhës së qeverisë ruse, e cila
po përpiqet që të mbulojë dërguesit
e vërtetë të krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›