E Diel, 1 Nëntor 2026

EKSKLUZIVE nga burgu/ Nazimja: Martesa me Fiqiriun rrenë, në foto e lidhur

TIRANË- Nazimja... Është e vështirë të dalësh në një konkluzion për natyrën e saj. Ngatërrohesh. E vetmja gjë që kupton dhe e pohon me siguri, është fakti se ajo është dhunuar. Ajo është e akullt, e meqë pohon se krimin e ka kryer ajo, po e përkufizojmë: vrasëse gjakftohtë. 

E takuam Nazimen në atë dhomë të vogël pritjesh në burgun 313, e gjatë gjithë bisedës ajo nuk u përlot asnjëherë. Ka vrarë një njeri dhe ndjehet shumë e lumtur. Shumë pyetje në lidhje me ngjarjen ia bëmë disa herë dhe, variantet lëviznin pak nga njëri- tjetri, vetëm për mënyrën, ndërsa për autorësinë, Nazmija s'u lëkund kurrë. Simuloi? Në disa momente dukej se po. Aktore? Duhet të marrë patjetër një vlerësim maksimal: Më e mirë se aq, s'bëhet! E çmendur? 

Nga buzëqeshja që i kalonte sa herë bëhej fjalë për vrasjen e Fiqiriut, po. E dhunuar? Vetëm një njeri që është keqpërdorur dhe trajtuar shtazërisht pa u bërë ende grua, mund të bëjë një veprim të tillë, të vrasi me gjakftohtësi. Biseda me Nazimen, për sa i përket dialektit, ishte shumë e kuptueshme. Ajo foli qartë e jo "trashë" si e tregojnë mesazhet e kapura në celular. 

Nazimja nuk tha pishmen, por tha pishman, nuk thoshte gjena, por gjana (gjëra), nuk thoshte nit por nejt (ndenjur)... E në këtë pjesë të dytë të intervistës ekskluzive dhënë për "Gazetën Shqiptare", ne do të marrim versionin e pamodifikuar të historisë së Nazime Vishës, vajzës që thotë se u përdhunua që pa mbushur ende të 14-tat. 
(Intervistën ekskluzive mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare) 
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera EKSKLUZIVE nga burgu/ Nazimja: Ja e vërteta, kur i qëllova Fiqiriu, s'tha asnjë fjalë

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›