ÇMIMI I NAFTES- REKORD I RI
Për herë të parë çmimi i naftës ka arritur rekordin e thuajse 114 dollarëve për fuçi ndërkohë që dollari i dobësuar po e bën naftën më të lirë për blerësit e huaj. Ekspertët thonë gjithashtu se rënia e dollarit po i bën investitorët t'i largohen monedhës amerikane dhe t'i drejtohen gjithnjë e më tepër mallrave më të sigurt si naftës dhe arit. Një tjetër faktor që po i rrit çmimet e naftës janë çrregullimet në furnizimet që vijnë nga Meksika dhe Nigeria. Moti i keq e ka detyruar Meksikën të mbyllë disa nga terminalet e eksportimit të naftës. Gjithashtu, kompania e naftës Eni ka ndalur prodhimin në disa prej puseve nigeriane duke thënë se disa sabotatorë kanë shkaktuar shpërthime në objekte të ndryshme të naftës