ELBASAN/ Dy gra ne spital i rrahen burrat
ELBASAN - Dy gra perfundojne ne spitalin e Elbasanit pas dhunes se ushtruar nga bashkeshortet e tyre. Policia e Elbasanit beri te ditur se ka nisur procedimin penal ndaj autoreve te ngjarjeve. Njera prej ngjarjeve ka ndodhur ne lagjen Haxhias ku 50- vjecari Xhaferr Spahiu keqtrajtoi bashkeshorten e tij shtetasen Sh.Spahiu 42 vjece duke e demtuar ate ne pjese te ndryshe te trupit. Gruaja u dergua ne spitalin e qytetit por mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten. Nderkohe nje tjeter rast i ngjashem ndodhi pak ore me vone ne lagjen Shenkoll ku 41-vjecari Ardjan Kovaci pas nje debati me bashkeshorten e tij N.Kovaci 31 vjece e ka goditur ate duke i shkaktuar demtime serioze. Te afermit e saj e kane derguar menjehere ne spital per ndihme mjekesore. Pas sinjalizimit te dhene blute nisen hetimet. a.k