E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia e 58-ta ne FIFA

FIFA i dha nje lajm me arome te kendshme Shqiperise se futbollit madje me ngjyra rekordi absolut. Ne renditjen e muajit tetor 2010 te publikuar me 17 nentor Kombetarja jone pozicionohet ne vendin e 58-te 520 pike. Rekordi i meparshem historik i Shqiperise ishte vendi i 62-te i regjistruar ne gusht te vitit 2006 - atehere per shkak te rillogaritjeve ne sistemin e ri referencial statistikor te qeverise se futbollit - dhe i perkiste trajnerit gjerman Hans-Peter Brigel. Nje progres i rendesishem i futbollit shqiptar ne arenen nderkombetare qe reflekton edhe forcen e kuqezinjve. Djemte e Kuzhese ne nje vit thuajse perfekt ku eshte regjistruar vetem nje humbje ajo me Bjellorusine 2-0 ne transferten e Minskut ngjiten 7 vende ne raport me muajin shtator kur renditeshim ne vendin e 65-te. Edhe ne renditjen kontinentale te UEFA-s Shqiperia ngjiti dy vende dhe tani eshte e 33-ta nga 53 federata europiane - nje muaj me pare renditej e 35-ta - dhe ka mundur te lere pas dhe emra te tille si Belgjika e 35 ta Polonia e 36-ta Maqedonia e 39-ta Finlanda e 42-ta apo dhe Qipro e 44-ta. Vendi i 58-te eshte pozicioni me i mire i Shqiperise per vitin 2010 qe e nisi nga vendi i 97-te ne janar te ketij viti duke fituar gjate tete muajve te pare 41 vende ne renditjen boterore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›